FJALOR ARABISHT-SHQIP, I-II

Botime të reja

 

 

FJALOR ARABISHT-SHQIP, I-II

 

 

(Dr. Isa Memishi, Fjalor arabisht-shqip, I-II,

Shtëpia botuese “Libri shkollor”, Prishtinë, 2011, f. 2090)

Për herë të parë botohet në Kosovë u botua  fjalori arabisht- shqip me autor, profesorin e gjuhës arabe në degën e orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të UP. Fjalori është fryt e një pune shumë vjeçare të autorit. Dhe si i tillë përpos që mbush një zbrastësi të kamotshme ngase ka munguar një fjalor i tillë, u vjen në ndihmë gjithë arabo – folësve,  si dhe të gjithë të interesuarve për përvetësimin e kësaj gjuhe. Aq më tepër kur dihet që gjuha arabe vazhdon të mësohet edhe sot e kësaj dite në medresetë dhe fakultetet tona islame gjithandej trojeve shqiptare, pa përmendur këtu edhe nevojën e mësimit të gjuhës arabe për nevoja tregtare, diplomatike, shkencore etj..

Autori i fjalorit, në nisjen e punës së tij, sigurisht që ka provuar peshën e një sfide të pazakontë, kjo sepse ka qenë i ndodhur para vështirësive të natyrave të ndryshme, të cilat dalin para një hartuesi të një fjalori në cilëndo gjuhë qoftë. Këto mjaftojnë për ta kuptuar këtë nismë si një barrë dhe sfidë e rëndë, por e cila, sipas gjykimit tonë, nga hartuesi i “Fjalorit arabisht-shqip”, është përballuar me sukses, me se Dr. Isa Memishi, – pas një pune të mundimshme, plotë vështirësi dhe stres për afro një dekade, – ka realizuar një punë të arrirë dhe të suksesshme.

Botimi dhe vënien në qarkullim të këtij fjalori e vlerësojmë si një ngjarje të shënuar në fushën e orientalistikës dhe të leksikografisë në vendin tonë, por edhe të shkencës e të kulturës shqiptare në tërësi.

“Fjalori arabisht-shqip”, i autorit Dr. Isa Memishi, hiç disa përpjekje të mëhershme, është fjalori i parë më vëllimor, më i plotë dhe më përmbajtjesor, i botuar deri më sot.

Fjalori, sikurse thotë autori, përmbledh 100.000 fjalë, terma dhe shprehje frazeologjike, “para se gjithash të gjuhës standarde arabe”, por që “krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, përmban edhe mjaftë fjalë të vjetra”, kurse “renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas parimit etimologjik-semantik, pra sipas rrënjës së fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik”.

“Fjalori arabisht-shqip” ka dy vëllime. Në vëllimin e parë janë përfshirë shkronja e parë e deri tek shkronja e 15 e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Elifun” deri tek shkronja “Dādun”, dhe ka gjithsej 1085+15 faqe, kurse në vëllimin e dytë janë përfshirë shkronja e 16 e deri tek shkronja e 28 dhe e fundit e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Ţāun” e deri në “Jāun” dhe ka 1004 faqe (1086-2090). I tërë fjalori ka 2105 faqe.

Fjalori gjithashtu ka Parathënien (v-vi), Udhëzime për përdorimin e fjalorit (vii-ix), Alfabetin arab (x), Shkurtesat në pjesën e arabishtes (xi), Shenjat e përdorura në fjalor (xi), Shkurtesat në pjesën e shqipes (xii-xiii), Literaturën e përdorur (xiv-xv).

Tekstet arabe janë dhënë të vokalizuara po thuajse në tërësinë e tyre dhe kjo sigurisht që e bën më të lehtë dhe më saktë të përdorshëm këtë fjalor. Teknikisht ky fjalor vjen i realizuar mirë.

Gjatë hartimit të “Fjalorit…”, autori sikurse kuptohet nga Parathënie, nuk ka krijuar iluzionin se ky fjalor do të jetë “i kryer” dhe as “i përkryer”. Nuk do të mund të quhet “i kryer”, për shkak se problematika dhe fusha e hartimit të fjalorëve, aq më parë nga një gjuhë siç është arabishtja, është shumë e gjerë dhe komplekse. Fjalori nuk do të mund të quhet “i përkryer”, sepse vetë natyra e një pune të tillë, siç është pra hartimi i fjalorëve, – të cilët gjithnjë duhet të vazhdohen, të përmirësohen e të plotësohen, të jetë pa ndonjë mangësi a lëshim, qoftë metodologjik, qoftë përmbajtësor a teknik, por të cilat lehtë mund të mënjanohen e të përmirësohen me rastin e ndonjë botimi të dytë të plotësuar. Sigurisht, pasi që për këtë kritika profesionale ta ketë thënë fjalën e vetë.

Si përfundim në këtë vështrim tonin le të na lejohet të konstatojmë se me këtë fjalor orientalistika dhe leksikografia jonë është pasuruar me një vepër vërtetë të rëndësishme dhe me vlerë, e cila do t’u hyjë në punë dhe do t’u shërbejë të gjithë atyre që dëshirojnë dhe janë të interesuar ta mësojnë dhe ta njohin gjuhën dhe Botën Arabe-Islame.

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s