Preshevë, solemnisht u përurua xhamia “Ebu Bekr Esidik”

 

 Xhamia "Ebu Bekr Esidik" në Preshevë

Të hënën më 26 korrik 2010, në një manifestim solemn, në prani të një numri të madh të qytetarëve nga Presheva me rrethinë, si dhe të mysafireve të përzgjedhur nga Kosova, Maqedonia e diaspora, në Preshevë 6 vite pas nisjes së gurthemelit u përurua xamia “Ebu Bekr Esidik”.

I shoqëruar nga tekbiret e të pranishmeve shiritin e përurimit e preu Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tëranva, i cili kishte udhëtuar enkas në Preshevë që të ndaj gëzimin me besimtarët e Luginës .

Duke iu drejtuar të pranishmeve Myftiu Tërnava, pasi përshëndeti e falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e xhamisë, tha:

“Sot është një ditë e mirë, por është edhe një natë e mirë, siç njihet në popull natë e madhe (Nata e Beratit), andaj edhe rahmeti i Allahut xh.sh. është edhe më i madh aq me tepër kur jemi edhe në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit. I madhi Zot, tek njeriu ka krijua edhe ndjenjën për të bë mirë, natyrshmëria e vet njeriut si qenie, por njeriu mund të bëjë edhe keq. Prej veprave të mira që njeriu bën është edhe ndërtimi i shtëpive të Zotit- xhamive. Ky motiv, kjo dëshirë, kjo fuqi, ky vullnet del nga besimi i thellë që kemi në Krijuesin suprem e në porositë e tij, dhe porositë e Muhamedit a.s.- pejgamberit tonë të fundit”.

Më tutje duke folur për rëndësinë që ka xhamia në Fenë Islame myftiu tha:” Të nderuar vëllezër! Edhe sikur ju të kishit dashtë diç tjetër të bëni për të pritur më mirë muajin e shenjet të bekuar të Ramazanit, nuk kishit pasur mundësi të bëni nga kjo që keni bërë. Keni bërë këtë xhami –këtë shtëpi të Allahut, për të cilën Ai në Kuranin famëlartë po na thotë: “ Vërtet shtëpitë e Allahut i ndërtojnë ata besimtarë të cilët e besojnë Allahun, besojnë ditën e fundit”. Ndaj ju me këtë punë kaq madhështore që keni bërë, keni dëshmuar se vërtetë jeni ata të cilët e besoni Allahun dhe jeni ata të cilët dëshironi që fjala e Allahut të jetë prezentë në këtë pjesë, këtu, te ky xhematë. Mirëpo besoni edhe në shpërblimin nesër kur do të dalim para Tij.”

Myftiu në fjalën e tij foli edhe për rëndësinë që ka xhamia për shoqërinë, përse ai u shpreh: “Vëllezër të nderuar! Keni ndërtuar këtë xhamia nga pasuria e juaj, për çka Allahu xh.sh. do t’ju shpërblej. Keni ndërtuar një shtëpi të Zotit e cila ne vete reflekton rreze drite, reflekton vepra te mira, respekt, sinqeritet, tolerancë ndërnjerëzore e ndërfetare, edukatë, moral e prosperitet. Shtëpia e Allahu largon nga të gjitha veprat e liga e të këqija, largon nga vrasjet, vjedhjet, droga alkooli etj”.

Më tutje myftia në fjalën e tij tha: “Kjo bukuroshe edhe më tepër i ka shtuar bukurinë Luginës së Preshevës, dhe për atë që vjen nga Kosova shikimi i parë shkon në këto dy minaret kaq të bukura. Kështu që vetvetiu njeriu thotë ”Kjo është pasqyra me të cilën reflekton, me të cilën shihet Lugina.“. Sepse xhamia është vend që ka kontribuar dhe kontribuon që ne të jemi të lidhur mes vete , që ne ta respektojmë njëri – tjetrin, që ne të duhemi mes vete, që ne ti shtrijmë dorën njëri-tjetrit, që ne të reflektojmë në vazhdimësi ndjenjën e të mirës dhe largimin nga të ligat”.

Kryetari i Këshilli të Bashkësisë Islame të Preshevës, Dr. Adnan Ahmeti, pasi përshëndeti mysafirët dhe falënderoj besimtarët e donatorët për kontributin e dhënë në ndërtimin e xhamisë, ndër të tjerat tha: “Roli i xhamsisë është i shumëfishtë, përveç që është vend ku myslimanët tubohen për të adhuruar Allahun xh.sh., për të përmendur Allahun xh.sh., për të lartësuar Allahun xh.sh. myslimanët i qajnë gajlet edhe dertet e tyre në xhami. Allahu xh. sh. qoftë razi me të gjithë ata që kanë kontribuar edhe më një gozhdë të vogël për ndërtimin e këtij objekti kaq madhështor.

Roli i xhamisë është në funksion të arsimit të popullatës, Zoti në Kuran thotë: “Lexo”-përfundoj dr. Ahmeti.

Të pranishmë iu drejtuar edhe Sevadail ef. Jakupi – imam i xhamisë i cili u shpreh se

kemi privilegjin që sot në hapësirat e kësaj Shtëpie të Zotit të jeni të tubuar për solemnitetin e hapjes së xhamisë së re në Preshevë. Kjo datë (26 korrik 2010), do të shënohet në analet e historisë së Luginës së Preshevës dhe me gjerë sepse sot po inaugurojmë këtë shtëpi të Zotit.

Ndërsa në emërt të këshilli të xhamisë para të pranishmë me një fjalë rasti dhe më një rapot pune u paraqit Hasim Nuhiu, i cili fillimisht tha: “Sot jemi të gjithë të nderuar që gjendemi në këtë objekt, në këtë shtëpi të bukur të Zotit të madhërishëm dhe fuqiplotë, i Cili na bëri të munduar që ta përfundojmë me sukses këtë objekt për t’i kryer në të obligimet fetare. Prandaj në radhë të parë falënderoj Zotin që na dha shëndet , na dha vullnet, na dha pasuari të hallallit për të investua e për të përfunduar shtëpinë e tij”.

Më tutje z. Nuhiu dha një kronologji të shkurtë për historikun e xhamisë përse tha : “Të nderuar pjesëmarrës kam nderin t’ju informoj se gurthemeli i xhamisë është vënë më 10 nëntor 2004. Namazi i parë në bodrumin e kësaj xhamie është falur më 24 tetor 2006. Namazi i parë në katin e sipërm, ku gjendemi ne sot është falur më 24 korrik 2009. ndërsa sot më 26 korrik 2010 është një ditë madhështore për Preshevën dhe rrethinën sepse qyteti ka marr je pamje shumë të bukur me xhaminë e saj dhe dy minaret e saj”.

z. Nuhiu foli edhe për dimension e xhamisë, koston financiare, donacionet dhe ndihmat e ndryshme, ndërsa krejt në fund të fjalës së tij tha: “Një falënderim të posaçëm e meritojnë projektuesit e xhamisë nga Gostivari që na ofruan projektin. Po ashtu edhe një falënderim të veçantë e meriton fabrika e lëngjeve “Fluidi” nga Presheva për kontributin e madh që dha për këtë shtëpi të Zotit”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe mr. Ragmi Destani- kryeimam i KBI në Bujanoc dhe anëtar i Kryesisë së BIK nga rajoni i Luginës së Preshevës, dhe Eljesa Mahmuti – imam nga Kumanova.

Disa të dhëna për xhaminë:

Dimensione: 26 x 20 m.

Hapësirë e shfrytëzueshme në tërë xhaminë: 1. 500 metra katrore.

Kostoja e përgjithshme e këtij objekti: 505020 euro.

Mënyra e financimit: Xhamia është ndërtuar me kontributin e besimtarëve të Luginës së Preshevës

Donacione: 5.200 dollar ndihmë nga besimtarët prej Turqisë, dhe 4.315 euro nga Shoqata turke “Mili Gurus” e cila vepron në Gjermani.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s