Pejë, u përurua xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”

Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” Pejë Të premten, më 30 korrik, në Pejë në lagën “Dardania” para namazit të xhumasë, në prani të shumë besimtarëve nga Peja e rrethina e ku qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Pejës, dr. Ali Berisha me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e Këshilli të Bashkësisë Islame të Pejës me ne krye Nexhmedin ef. Hoxhën, përfaqësues të familjes e kompanisë Devolli si dhe të ftuar të tjerë, në një solemnitet rasti u përuruar xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” ndërtimin e së cilës e ka financuar “Devolli Group”, duke përfshirë ety edhe blerjen e truallit.

Të shoqëruar nga tekbiret e të pranishmeve zbulimin e pllakës së xhamisë bashkërisht e bënë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, kryetari i Pejës, dr. Ali Berisha dhe përfaqësuesi i familjes Devolli, respektivisht nipi i Ibrahim Devollit.

Ndërtimi i xhamisë nga familja Devolli është bërë në shenjë respekti për babanë e tyre që njëherësh ishte edhe themelues i kompanisë “Devolli Group”, me së është quar në vend edhe një nga amanetet e tij. 

Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu Tëranva pasi që përshëndeti e falënderoj përfaqësuesit e familjes dhe kompanisë Devolli, pastaj përfaqësuesit e pushtetit vendor, ata të Këshillave të Bashkësive, Islame fillimisht, tha:  “Bërja e shtetit hapi mundësi të reja në çdo fushë që të kontribuohet edhe më shumë. Kemi përjetuar ditë të vështira para 20 vjetësh kur me dhunë një pjesë e popullatë sonë u larguan nga Kosovë jonë e dashur. Mirëpo ja sot, jemi këtu ku jemi, ata (serbët) na përzunë, e ne u kthyem, na i dogjën shtëpitë e na i rrënuan Shtëpitë e Allahut, e ne i ndërtuam e i restauruam. Mirëpo ata nuk patën asnjëherë mundësi që të djegin vullnetin e dëshirën tonë për një të ardhme më të mirë të popullit tonë.”

Më tutje myftiu tha:. “Kjo xhami është argumenti më i madh që flet vetë, nuk ka nevojë të na flet as kush për te, por çdo kush që e shikon këtë xhami ajo i kthen përgjigjen aty për aty. Vetëm shihni këtë bukuroshe, këtë shtëpi të Zotit përgjigjen e keni prej saj vet nuk ka nevojë që ne të flasim. Mirëpo me këtë vepër kaq madhore që ka bërë familja Devolli dhe të gjitha ata që janë interesuar dhe kane dhënë kontribut duhet të dinë që kanë bërë një vepër të madhe. i madhi Allah xh. sh. në Kuranin Famëlartë na thotë: “Çdo kush prej juve le të shikon vetën se çka po përgatit për nesër në takim me Allahun” me një fjalë çka po merr me veti sepse që të gjithë ne do të kalojmë në botën tjetër e haxhi Ibrahimi ka marr pasurinë më të madhe që mund ta ketë dikush, Muhamedi a.s. ka thënë :” Ai i cili e ndërton një xhami në këtë dynja, i madhi Allah xh.sh. do t’ja ndërtoj atij një prej shtëpive të xhenetit”. 

Ndërsa kryetari i këshilli të BI të Pejës, Nexhmedin ef. Hoxhaj tha: “Falënderoj Zotin që sot në Pejë tubohemi për një përurim të madh, për një përurim të një objektit i cili ka karakter shpirtëror, një objekti në të cilin do të predikohet paqja liria, bashkëjetesa, fjala e Zotit. Një objekt që do të shndrit si meteor, si diell, si hënë, një objekt që se kemi pas dhe e kemi ëndërruar që ta kemi.”

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Pejës dr. Ali Berisha dhe përfaqësuesi i “Devolli Group”, Ismet  Bojku.

Hytben e xhumasë e mbajti Myftiu Tërnava i cili foli për rolin dhe rëndësinë që ka xhamia për shoqërinë islame, ndërsa farzit të xhumasë i priu imami veteranë nga Prishtina Mustafë ef. Dervisholli.

 

 

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s