Reportazh nga vizita e Myftiut të Kosovës në Preshevë e Bujonoc

 

 
Myftiu Tërnava: Organizimi i jetës fetare në Luginën e Preshevës të bëhet në përputhje me vullnetin e qytetarëve, duke marrë parasysh specifikat dhe orientimet e popullatës autoktone të kësaj treve. 
 

Në Preshevë, pak para iftarit

Në Preshevë, pak para iftarit

Në kuadër të aktiviteteve që ka zhvilluar Kryesia e BI të Kosovës gjatë muajit Ramazan, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Sekretari i Kryesisë së BIK-së, Resul Rexhepi,  Kryeimami Sabri ef. Bajgora, anëtari i Kryesisë, Fahrush Rexhepi, përgjegjësi për veprimtari botuese, Ahmet Sadriu dhe profesori i Medresesë, Jakup Çunaku, një ditë pas Natës së Kadrit, më 16 shtator 2009 qëndruan në Luginën e Preshevës, ku morën pjesë në manifestimin tashmë tradicional, që mbahet në dy qendrat e Luginës, në Preshevë e Bujanoc, kushtuar Natës së Kadrit. Vizita e Myftiu dhe shoqëruesve të tij në Luginën e Preshevës tek masa kishte zgjuar një interesim të madh, ngase kjo ishte vizita e parë që i bëhej Luginës pas përfundimit të Luftës së fundit (1999)  nga ndonjë autoritet i këtij niveli, qoftë nga skena politike, qoftë edhe nga skena  fetare. Për të pritur delegacionin e lartë nga Kosova, që këtë ditë kishte mësyrë Luginën e Preshevës, në vendin e quajtur Crep të komunës së Kamenicës, pak para pikës kufitare të Dheut të Bardhë,  kishin dalë përfaqësuesit e këshillave të BI-ve të Bujanocit e  Preshevës, respektivisht Ragmi Destani - kryeimam në KBI-së  të Bujanocit dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së BI-së të Kosovës,  i cili përfaqëson Luginën, pastaj Dr. Adnan Ahmeti - kryetar i këshilli të BI-së të Preshevës, - të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre. Përveç bashkëpunëtorëve të tyre,  nikoqirëve, për ta pritur delegacionin e lartë nga Kosova, u ishin baskuar edhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bujanocit. Për shkak të rrethanave që tashmë dihen, afër pikës kufitare të Dheut të Bardhë, u desh të linim veturat tona dhe të vazhdonim me vetura të nikoqirëve, ngase autoritet serbe nuk i  njohin ende targat e Kosovës.  Në pikën e kontrollit të Kosovës, kaluam me  procedurë normale, e po prisnim pak me interes se si do të sillej me ne policia kufitare e Serbisë,  ngase disa nga ne kishim vetëm dokumente identifikues të Republikës së Kosovës. Zaten,  me këtë pasiguri arritëm në pikën kufitare serbe (në tokën shqiptare) afër fshatit Konçul. Aty ishin bashkë policë serbë  e shqiptarë, ose sikur i thonë policia multietnike. Ne udhëtonim me 4 vetura dhe për këtë udhëtim autoritet serbe ishin ne dijeni, prandaj një oficer serb i policisë, u ofrua tek veturat tona për të kërkuar dokumentet.  Tre nga ne, oficerit të policisë serbe i dhamë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës. Oficeri i policës serbe, pas verifikimit, ne tre që kishim letërnjoftimet e Kosovës,  na i mori, për të na i dhënë kur do të ktheheshim. Ajo që vlen të përmendet me këtë rast, është se shumica prej nesh shkonim në Preshevë  e Bujanoc, tek vëllazëritë tanë pas  një dekade, kurse vetë Myftiu, Mr. Naim Tërnava pas plot 12 vjetësh.   Në  Bujanoc Myftiu u prit nga kryetari i komunës Shaip Kamberi
Myftiu në takim me  kryetarin Shaip Kamberi

Myftiu në takim me kryetarin Shaip Kamberi

Nga pika kufitare e Konçulit, morëm rrugën drejt Bujanocit, ku Myftiu u ndal në një takim me kryetarin e Kuvendi komunal Shaip Kamberi, i cili shoqërohej nga  bashkëpunëtorët. Kryetari Kamberi, fillimisht e falënderoi Myftiun për vizitën dhe e njohu atë më arritjet, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen  qytetarët e Bujanocit. Nga sfidat që përmendi, kryetari Kamberi veçoi mungesën e teksteve të historisë, letërsisë dhe muzika shqiptare për nxënësit e shkollave fillore e të mesme të Luginës. Ai tha se nga 10 shkolla fillore, sa ka komuna e Bujanocit, 6 janë në gjuhën shqipe. Më tutje, duke folur për gjendjen në arsim, kryetari Kamberi tha se kanë 2 shkolla të mesme, një në gjuhën shqipe e një në gjuhën serbe. Ai po ashtu përmendi edhe kërkesën e institucione të Luginës që të shihet mundësia për hapjen e fakulteteve në gjuhën shqipe, meqë autoritetet serbe të arsimit tash nuk i njohin diplomat e Universitetit të Prishtinës. Vizitën e Myftiut Tërnava në Luginë, kryetari Kamberi e quajti si historike dhe shumë domethënëse për banorët e  atjeshëm. Ai, gjatë bisedës me Myftiun, u interesua të mësonte qëndrimin e BIK-së për organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës. Pasi  përgëzoi për punën e bërë dhe rezultatet e arritura, Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Shaip Kamberi  me vizionin dhe qëndrimin e BI-së të Kosovës për organizimin e jetës fetare në Luginë.  “Pavarësisht se çfarë mund të shfaqë ndonjë individ, ne si BIK jemi të vendosur që jetën fetare të besimtarëve të kësaj ane ta organizojnë vetë besimtarët e Luginës në bashkëpunim e bashkërendim dhe nën mbikëqyren e përkrahjen e Bashkësisë Islame të Kosovës.” Myftiu tha se e di si frymojnë besimtarët e kësaj ane, dhe e di mirë orientimin e tyre. “Është interes yni, - theksoi ai,  që të kemi një organizim të mirëfilltë të jetës fetare në Luginë- në bashkëpunim me BIK-në e Kosovës, pjesë organike e së cilës është edhe Lugina e Preshevës. Ne na nda kufijtë e imponuar, por nuk kemi nevojë  të ndahemi shpirtërisht, prandaj duhet të organizohemi siç është më së miri”.  Iqindia në xhaminë e Corroticës
Xhamia në Corroticë

Xhamia në Corroticë

Pas takimit me kryetarin e Kuvendi komunal të Bujanocit, një pjesë e delegacionit të Kryesisë së BIK-së mbeti në Bujanoc për të marrëë pjesë në një ligjëratë, që do të mbahej nga  Këshilli i BI së Bujanocit, ndërsa Myftiu, i shoqëruar nga pjesa tjetër,  u nisën drejt Preshevës. Nikoqirët tanë kishin paraparë që namazin e iqindisë ta falnim në xhaminë e bukur të fshatit Corroticë të komunës së Preshevës. Në këtë fshat, respektivisht tek xhamia, arritëm pak me vonesë, po, megjithatë, aty takuam xhamatin që sapo kishin falur namazin e iqindisë. Pas një përshëndetjeje shumë vëllazërore, dhe pas falëm edhe ne namazin e iqindisë, Myftiu Tërnava u foli shkurtimisht xhematlinjve të tubuar për rëndësinë e Ramazanit, për vlerën e Natës së madhe të Kadrit dhe për qëllimin e vizitës që po i bënte Luginës. Në xhaminë e Correticë takuam edhe imamin Nexhmedin Ademi- një ish-student i FSI-së të Prishtinës. Duhet thënë për këtë fshat se kishin ndërtuar një xhami të bukur, që është për lavdatë e lakmi.
në xhaminë e Corroticës

në xhaminë e Corroticës

Në Shtëpinë e kulturës në Preshevë pritje madhështore për Myftiun
Myftiu Tërnava në Preshevë

Myftiu Tërnava në Preshevë

Nga Corrotica vazhduam rrugën për Preshevë. Gjatë rrugës morëm vesh se salla e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krasniqja” ishte e mbushur plot me xhematlinj nga Presheva e rrethina, që ishin mbledhur aty për të dëgjuar ligjëratën e Myftiut për Natën e kadrit, një manifestim që mbahet tashmë tradicionalisht në Preshevë Natën e Kadrit. Hyrja në sallën e shtëpisë së kulturës për të gjithë qe emocionuese, po edhe më emocionuese ishte për të pranishmit në atë sallë, sepse ata i vizitonte një udhëheqës a prijës fetar nga Kosova, pas një dekade. Për të pritur Myftiun dhe shoqëruesit e tij, në hyrje të shtëpisë së kulturës kishin dalë imamët dhe xhematlinjtë, që i bënë një pritje madhështore. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i KBI-së të Preshevës, dr. Adan Ahmeti, i cili falënderoi Myftiun dhe shoqëruesit e tij për vizitën. Dalja në foltore e Myftiu të Kosovës, nga të pranishmit u prit me një interesim shumë të madh, kurse përshëndetja e Myftiut për qytetarët e Preshevës, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nga të pranishmit, që kishin mbushur sallën, dhe një numër i konsiderueshëm që qëndronin në këmbë në hapësirat ndihmëse të sallës, u prit me duartrokitje të gjatë. Myftiu fjalën e tij e konceptoi në përputhje me gjendjen në Preshevë e Bujanoc. Pjesa e parë e fjalës së Myftiut qe e karakterit didaktik e shpjegues për muajin e madhëruar të Ramazanit, për rëndësinë dhe dobitë e agjërimit, për qëllimin social e edukues të këtij muaji. Në pjesën e dytë të fjalës së tij, Myftiu foli për nevojën e organizimit të jetës fetare, respektivisht të institucioneve që do të jenë përgjegjëse për zhvillimin e jetës fetare islame në Luginën e Preshevës. Myftiu u angazhua që organizimi i jetës fetare në Luginën e Preshevës të bëhet në përputhje me vullnetin e qytetarëve, duke marrë parasysh specifikat dhe orientimet e popullatës autoktone të kësaj treve.  Para të pranishëmve, Myftiu shpalosi edhe platformën e organizimit të institucioneve fetare në Luginën e Preshevës. Ai u shpreh për një organizim të pavarur, duke ruajtur lidhjen organike me Bashkësinë Islame të Kosovës si edhe deri më tash, si dhe përfaqësimin e institucioneve të Luginës në forumet e BIK-së. Myftiu bëri thirrje që para interesave personale të vihen interesat kombëtare e fetare të qytetarëve të kësaj ane. Ai tha se pret që deri në festën Kurban- Bajramit do të ketë një qartësim institucional të Luginës për sa i përket organizimit të jetës fetare. Fjala e Myftiut u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e të pranishëmve.. Myftiu fjalën e tij e përfundoi me premtimin që do të vizitojë më shpesh Luginën, për se u shpreh  se nuk do jetë aq e vonë, si kjo pas 12 vjetësh. Duhet thënë se në sallën e Shtëpisë së kulturës ishte i pranishëm edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë,  Rizah Halimi. Mediet lokale dhe ato që kanë përfaqësi në Luginën e Preshevës, vizitës së Myftiut i kushtuan një vëmendje të madhe, madje televizionet lokale xhiruan në tërësi fjalën e tij. Pas përfundimit të manifestimit, pak para kohës së iftarit, u nismën këmbë drejt restorantit “Evropa”. Përgjatë rrugës shumë qytetarë të rasti ndalonin për të përshëndetur Myftiun, dhe të gjithë e përgëzuan për vizitën.
para Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

para Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

Presheva së shpejt do ketë një  xhami të bukur

Ne xhaminë e re të Preshevë

Ne xhaminë e re të Preshevë

Pas iftarit, namazin e akshamit e falëm në xhaminë e re, që ishte në ndërtim e sipër, një xhami që ia kanë lakmi të gjitha qendrat jo vetëm të Kosovë, po edhe të rajon. Sipas kompetentëve të Këshillit, xhamia së shpejti do të përurohet solemnisht. Kjo xhami, për bukurinë e saj të dalluar, qe një befasi e këndshme për ne, kurse preshevarët kishin arsye të ndiheshin krenarë për të, ngase ishin në rrugë të realizimit të një objekti madhështor. Pas namazit të akshamit, morëm rrugën drejt Bujanocit, ku u bëmë bashkë me pjesën tjetër të delegacionit tonë, dhe prej andej drejt Kosovës, gjithnjë të shoqëruar nga kompetentët e këshillave të BI-së të Preshevës e Bujanocit, që na shoqëruan deri në Crep të Kamenicës.     

 

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s