U përurua xhamia e rindërtuar në Marec

 
Xhamia në Marec

Xhamia në Marec

Më 4 shtator 2009, fshatit Marec të Prishtinës  për një kohë iu rikthye gjallëria… Qindra qytetarë kishin ia mësyrë Marecin për të marrë pjesë në përurimin e xhamisë së re, që është financuar nga fondacioni “Behgjet Pacolli”. Në manifestimin e përurimit të xhamisë së re të Marecit, morën pjesë shumë personalitete të njohura: Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, kryetari i PD-së, Ferid Agani, etj..
Rindërtimi i xhamisë është një lajm i mirë, sepse në këtë fshat të Malësisë, që është edhe zonë kufitare, mund të rikthehet jeta nëse investohet në objektet e infrastrukturës dhe u krijohen kushte njerëzve për jetë të dinjitetshme. Për herë të parë pas shumë vjetësh, këtu është falur namazi i xhumasë në xhaminë e mbushur përplot xhematlinj.
Folësit në ceremoninë e organizuar, hapjen e xhamisë e kanë cilësuar një hap simbolik për rikthimin e jetës në këtë fshat që është braktisur nga banorët.
Financuesi i ndërtimit të xhamisë, Behgjet Pacolli, tha se e kishte ndier obligim moral ta kryente këtë vepër. “Këtu janë falur babai dhe babagjyshi. Këtu kam dëgjuar prej tyre krejt historinë e të parëve. Na ka ardhur keq që ishte e pamundur ta restaurojmë objektin e vjetër të xhamisë, sepse ishte dëmtuar shumë”. Pacolli tha se do të ishte i lumtur nëse ky objekt fetar do të mbushej me praktikues të obligimeve fetare islame. Ai ka premtuar se do të angazhojë një kujdestar, i cili do ta mbajë hapur xhaminë gjatë ditës.

Myftiu Naim Tërnva e Behgjet Pacolli bëjnë bashkarisht prerjen e shiritit të inaugurimi të xhamisë

Myftiu Naim Tërnava e Behgjet Pacolli bëjnë bashkarisht prerjen e shiritit të inaugurimit të xhamisë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në këtë ceremoni tha se ndihet krenar që donatori i këtij objekti fetar është një bir i këtij vendi, dhe me këso veprash ai do të ngrejë vlerat fetare dhe familjare. “Në këtë ditë të xhuma, Allahu (xh. sh.) nuk i kthen mprapsht lutjet e sinqerta. Ne I lutemi Atij që Behgjet Pacollin dhe familjen e tij, ta shpërblejë me të mira në këtë botë dhe në Botën tjetër”. Myftiu  Tërnava tha se duhen bashkuar forcat për të ndërruar e rindërtuar xhamitë dhe objektet fetare kudo nëpër Kosovë. Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, tha se këtyre vlerave duhet t’u jepet përparësi edhe gjatë ndërtimit të institucioneve shtetërore. “Ne shpresojmë se Behgjet Pacolli, siç e ndërtoi këtë xhami, do të kontribuonte  për ndërtimin e organeve shtetërore” – tha ai.

 

 

 

Foto nga nga dita e përurimit të xhamisë në Marec

 

behgjet Pacolli e Myftiu Naim Tërnava zbuluan bashkarisht plakatin e xhamisë

Behgjet Pacolli e Myftiu Naim Tërnava zbuluan bashkarisht pllakatin e xhamisë

 

Brendia e xhamisë

Brendia e xhamisë

 

Kupola qendrore - pamje e brenshme

Kupola qendrore - pamje e brenshme

Bismilahi (arabish e shqip)

Bismilahi (arabisht e shqip)

Nga e majta i treti: Myftiu Naim Tërnava, Behgjet Pacolli dhe autori i shkrimit Ramadan Shkodra

Nga e majta i treti: Myftiu Naim Tërnava, Behgjet Pacolli dhe autori i shkrimit Ramadan Shkodra

Mihrabi

Mihrabi

 

Minderi

Minderi

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s