Reportazh nga vizita e Reisit të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Mustafa ef. Ceriç në Kosovë

 
Reisi i Bosnjës dhe Hercegovinës, dr. Mustafa Ceriç
Reisi i Bosnjës dhe Hercegovinës, dr. Mustafa Ceriç

Me ftesë të Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava, për vizitë zyrtare në Kosovë nga 6-8 gusht 2009, qëndroi, Reis –ul –Ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, Dr. Mustafa ef. Ceriç me bashkëpunëtorë.

 

Reisi në takim me Myftiun Tërnava

Fillimisht më 6 gusht Reisi i Bosnjës e Hercegovinës, Dr. Mustafa ef. Ceriç u prit  në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Myftiu Tërnava, pasi falënderoi Reisin për vizitën në Kosovë, e falënderoi atë për kontributin e tij për Kosovën si dhe mysafirin e lartë nga Bosnja e Hercegovina e njohu me organizimin, punën, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Pritje e ngrohët nga myftiu Tërnava për reisin Ceriç, në hyrje të selisë së Kryesisë së BI të Kosovës

Pritje e ngrohët nga myftiu Tërnava për reisin Ceriç, në hyrje të selisë së Kryesisë së BI të Kosovës

“I nderuari Reis, siç e dini Ju, Bashkësia Islame e Kosovës gjatë luftës ka qenë nga institucionet më të dëmtuara në Kosovë,  mirëpo, falë Zotit, me organizimin tonë dhe falë ndihmës së miqve e vëllezërve tanë nga bota, kemi arritur që t’i sanojmë dëmet e luftës”.

Myftiu e njohu Reisin edhe me punën në institucionet arsimore të BIK-së, si në FSI dhe në medrese.

Gjithashtu, Myftiu Tërnava, Reisin e Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, e njohu edhe me arritjet e Kosovës në fushën e shtetndërtimit që nga shpallja e Pavarësisë së vendit.

Myftiu, gjithashtu, foli edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame për të krijuar një ambient të qetë në Kosovë, ku të gjitha komunitetet të jetojnë në paqe, e harmoni duke respektuar të drejtat dhe duke njohur vlerat e virtytet e njëri-tjetrit.

Myftiu theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës është e interesuar që të japë kontributin e saj edhe në bashkëpunimin me bashkësitë e tjera fetare në rajon, për një Ballkan të qetë e stabël. Myftiu përmendi edhe nevojën e rivendosjes së kontakteve dhe të lidhjeve të ndërprera tash 15 vjet në mes Kosovës dhe Bosnjës, si rezultat i luftërave që ndodhën në të dy shtetet.

Takim në kabinetin e Myftiut Tërnava

Takim në kabinetin e Myftiut Tërnava

Ndërsa, Reis- ul – Ulema i BI të Bosnjë-Hercegovinës tha se ndihet i privilegjuar që viziton Kosovën e lirë, për se u shpreh: “Jam këtu që të përkrah të drejtën e popullit të Kosovës që të jetojë në liri të plotë. Populli ynë dhe populli juaj kanë bërë luftë për të jetuar të lirë, dhe, falë Zotit, kjo sot është realitet. Ne dikur kemi jetuar në një shtet të përbashkët, por fatkeqësisht shkatërrimin e atij shteti popujt e dy vendeve tona e paguan më së shtrenjti, prandaj ne sot jemi këtu që të shohim mundësinë e rivendosjes së lidhjeve tona natyrore të ndërprera pa vullnetin tonë”.

Më tutje Reisi tha: “Ne jemi këtu që të kontribuojmë edhe në lirinë e lëvizjes, si një e drejtë themelore e njeriut, dhe t’u bëjmë të ditur të gjithëve se nga Sarajeva mund të lëvizet lirshëm nëpër Ballkan dhe të vizitojmë lirshëm vëllezërit tanë, e me ta të bisedojmë për një të ardhme më të mirë”.foto m,e ceriqin 2

Ishte konstatim i përbashkët se në Ballkan jetojnë 10 milionë myslimanë, ku shqiptarët dhe boshnjakët përbëjnë shumicën absolute dhe janë popuj autoktonë që shumica i përkasin fesë islame, jo vetëm në Ballkan po edhe në Evropë, dhe është e drejtë që të prezantojnë vlerat islame, në mënyrë që t’ua lehtësojnë rrugën e integrimit myslimanëve drejt BE-së si dhe para të tjerëve të paraqesin një pasqyrë reale për Islamin, larg nga interpretimi ekstrem.

 

Pritje te Presidenti Sejdiu

Po më 6 gusht 2008, mysafiri i lartë nga Bosnja, Dr. Mustafa Ceriç i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, u prit nga Presidenti i vendit Dr. Fatmir Sejdiu.

Presidenti i vendi, dr. Fatmir Sejdiu, Myftiu Tërnava e reisi Ceriç para gazetarëve në presidencën e Kosovës

Presidenti i vendi, dr. Fatmir Sejdiu, Myftiu Tërnava e reisi Ceriç para gazetarëve në presidencën e Kosovës

“Republika e Kosovës është shtet shekullar, i cili i respekton liritë dhe të drejtat e të gjitha bashkësive fetare të vendit tonë”, – tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me Mustafa Ceriçin. Presidenti Sejdiu përgëzoi drejtuesit e bashkësive islame të të dyja vendeve për bashkëpunimin e ngushtë. Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës vlerësojnë lart punën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kontributin që po jep ajo për forcimin e shtetit demokratik të Kosovës, si dhe kërkoi nga z.Ceriç që të vazhdojë të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Botës Islame, në të cilat Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës mund të ndikojë drejtpërdrejt.

Në këtë takim u bisedua edhe për frymën e tolerancës dhe të bashkëpunimit, të respektit reciprok ndërmjet pjesëtarëve të besimeve fetare të njërit vend dhe të vendit tjetër, por edhe për bashkëpunimin në mes popujve.

“Tashmë kemi shënuar shekullin e gjashtë të Islamit në Ballkan dhe ne dëshirojmë që këtë traditë t’ia prezantojmë Evropës dhe botës, në mënyrën më të mirë”, – pohoi z.Ceriç.

”Ne, – vijoi ai, – do t’i rindërtojmë marrëdhëniet e natyrshme, si dy vende me shumicë myslimane autoktone në këtë pjesë të Evropës”.

Presidenti Sejdiu dhe z.Ceriç u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, pavarësisht nga fakti që Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Porse, në këtë kontekst, Ceriç pohoi se ai vinte në Kosovë me ftesën e Myftiut të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me dëshirën që afria në mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, por edhe në mes të gjithë popujve të tjerë vullnetmirë të rajonit, të ruhet e të thellohet edhe më tej, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mos i përjetojnë tragjeditë dhe gjenocidin që  kanë përjetuar paraardhësit e tyre.

 Reisi mban ders në xhaminë “Sulltan Murat”

  Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni nga Bosnja  vizitoi edhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritën nga kryetari i Këshillit, Bahri ef. Sejdiu. Namazin e drekës delegacioni i lartë nga Bosnja e fali në xhaminë “Sulltan Murat” të Prishtinës, ku Reisi Dr. Mustafa Ceriç mbajt një ders për xhematlinjtë e pranishëm.

  

 Reisi në Prekaz bashkëbisedoi me Rifat Jasharin

 

 Pas dreke, mysafirët nga Bosnja, të shoqëruar nga nikoqirët kosovarë, vizituan Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit dhe Kompleksin Memorial në Prekaz, ku për shpirt të dëshmorëve bënë dua e kënduan Fatihan.

“Fatiha”, për dëshmorë në varrezat e Kompleksit memorial në Prekaz

“Fatiha”, për dëshmorë në varrezat e Kompleksit memorial në Prekaz

 

Reisi Ceriçi, e myftiu Tërnava në pritje te Rifat Jashari në Kullën e Jasharajve në Prekaz

Reisi Ceriçi, e myftiu Tërnava në pritje te Rifat Jashari në Kullën e Jasharajve në Prekaz

Në Prekaz mysafirët nga Bosnja, në Kullën e Jasharajve, u pritën nga Rifat Jashari, me të cilin Reisi pati një bashkëbisedim të hapur e vëllazëror.

  Kafe në Shatërvan

Reisi përshëndetet me një qytezat rasti në Prizren

Reisi përshëndetet me një qytezat rasti në Prizren

Më 7 gusht, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava, Reisi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku iu bë një pritje madhështore nga drejtues të këshillit dhe imamët e Prizrenit e rrethinës. Delegacioni nga Bosnja vizitoi edhe xhamitë monumentale të Prizrenit – “Bajrakli” e “Sinan Pasha” si dhe qëndroi shkurt në Shatërvan, ku pinë kafe dhe bashkëbiseduan me qytetarët e ndodhur aty.

Foto e përbashkët në Urën e gurit në Prizren

Foto e përbashkët në Urën e gurit në Prizren

Kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora, reisi i BH, Mustafa ef. Ceriç dhe autori i shkrimi Ramadan Shkodra në sheshin “Shatërvan” në Prizren

Kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora, reisi i BH, Mustafa ef. Ceriç dhe autori i shkrimi Ramadan Shkodra në sheshin “Shatërvan” në Prizren

 

 

  

 

 

 

 

 

 Pritje madhështore në Lubinjë

 Pas Prizrenit, delegacioni nga Bosnja u nis për në fshatin Lubinjë, i banuar me qytetarë të nacionalitetit boshnjak.

Në plan të parë myftiu Tërnava e reisi Ceriçi në fushën e sportin në Lubinjë

Në plan të parë myftiu Tërnava e reisi Ceriçi në fushën e sportin në Lubinjë

 

Në Lubinjë Reisit iu bë një pritje madhështore. Në fushën e sporteve të fshatit ishin tubuar mijëra qytetarë të Lubinjës e rrethinës. Të pranishmëve më një fjalë rasti iu drejtuan Reisi Ceriç dhe Myftiu Tërnava. Namazin e xhumasë e falën në xhaminë e Lubinjës, ku Reisi mbajti hytben.

Pas dreke, delegacioni i lartë nga Bosnja dhe nikoqirët nga Kosova, qëndruan në Sharr. Në xhaminë e re të Sharrit, Myftiu Tërnava dhe Reisi Ceriç mbajtën fjalë rasti për të pranishmit.

   Ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, më 8 gusht, në Prishtinë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në emër të Kryesisë së BI të Kosovës, dhe Reis ul- Ulema Dr. Mustafa Ceriç, në emër të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, në praninë e bashkëpunëtorëve dhe të mediave, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin shprehet mirëkuptimi dhe konsiderata e ndërsjellë në aspektin e mëvetësisë së dy bashkësive respektive.

Myftiu Tërnava e reisi Ceriçi gjatë nënshkrimit të Memorandumit në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës

Myftiu Tërnava e reisi Ceriçi gjatë nënshkrimit të Memorandumit në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës

Myftiu Tërnava dhe Reisi Ceriç nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

 

Me këtë memorandum, të dy bashkësitë janë zotuar të marrin të gjitha masat për të vendosur bazën për realizimin sa më efikas të qëllimeve dhe misioneve që janë definuar me akte normative.

Po ashtu me këtë memorandum, palët nënshkruese në të ardhmen do të realizojnë një bashkëpunim më të ngushtë në fushën fetare – arsimore dhe fetare – kulturore përmes formave të ndryshme, siç janë këmbimi i informacioneve e përvojave, takimet e përbashkëta, seminaret, programet festive etj..

Reisi me plis në kok (kapela nacionale e shqiptarëve) të cilin ja dhuroj myftiu Tërnava

Reisi me plis në kok (kapela nacionale e shqiptarëve) të cilin ja dhuroj myftiu Tërnava

Një aspekt i rëndësisë së veçantë në të ardhmen në mes dy bashkësive do të jetë bashkëpunimi në fushën e edukimit fetaro-shkencor, që pritet të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në fushën e programeve edukative, plan-programeve mësimore, vizita të ndërsjella të profesorëve të Medreseve e Fakulteteve nga dy vendet, pastaj në realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, me shfrytëzimin e fondeve të bibliotekave, këmbimin e literaturës etj.

Me këtë memorandum Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës u pajtuan që të organizojnë tubime vjetore në nivel të titullarëve  të BI-ve, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet popullit boshnjak dhe atij shqiptar, gjithnjë në frymën e respektimit të ndërsjellë, paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në Ballkan dhe në Evropë.

 

Plis dhuratë për Ceriçin  

Dorëshkrimi i Sherifoviçit për Myftiun Tërnava

Në shenjë respekti e nderimi për mysafirin e lartë nga Bosnja, Myftiu Tërnava, Reisit Dr. Mustafa Ceriç i dhuroi një plis  (kapuçi kombëtar i shqiptarëve) dhe një sixhade punim artizanal nga Kosova.
Reisi i dhuron një kopje të dorëshkrimit të Kuranit të Sherifoviqit myftiut Naim ef. Tërnava

Reisi i dhuron një kopje të dorëshkrimit të Kuranit të Sherifoviqit myftiut Naim ef. Tërnava

Ndërkaq, Reis Ulemaja Dr. Mustafa Ceriç, Myftiut Tërnava i dhuroi një kopje të dorëshkrimit të Kuranit të përshkruar para 300 vjetësh nga Sherifoviçi, që ruhet në bibliotekën “Husref beg” të Sarajevës.

Foto e përbashkët në Hotel “Viktoria” ku myftiu Tërnava e reisi Ceriçi me bashkëpunëtorë morën pjesë në Forumin e Boshnjakëve të Kosovës

Foto e përbashkët në Hotel “Viktoria” ku myftiu Tërnava e reisi Ceriçi me bashkëpunëtorë morën pjesë në Forumin e Boshnjakëve të Kosovës

Po më 8 gusht Reisi Dr. Mustafa Ceriç, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava, mori pjesë në Forumin e Boshnjakëve të Kosovës.

 

 

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s