U përurua hapësira e re për xhami në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile” në Kllokot

Ramadan Shkodra

 

U përurua hapësira e re për xhami në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile” në Kllokot

 

Pamje nga brendia e vendfaljes në Kompleksin "Nëna Naile" në Kllokot

Pamje nga brendia e vendfaljes në Kompleksin "Nëna Naile" në Kllokot

Të premten, më 12 qershor, me faljen e namazit të xhumasë, u bë hapja e vendfaljës- xhamisë në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile”në fshatin Kllokot të komunës së Vitisë.

Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i këshillit të KBI-së së Vitisë, Muhamed Zuka, udhëheqësi i Kompleksit Shërues “Nëna Naile”, Sabri Novosela, imamë, alimë e pacientë të Kompleksit nga e tërë Kosova.

Në kuadër të Kompleksit “Nëna Naile” edhe më parë ka ekzistuar vendfalje, por me shtimin e kapaciteteve, menaxhmenti i Kompleksit e pa të udhës që të rriste edhe hapësirën për kryerjen e namazit për nevojat e besimtarëve mysliman.

Tani salla për faljen e namazeve gjendet në katin e parë të ndërtesës së re, që është në përfundim e sipër dhe ajo ofron kushte shumë të mira për kryerjen e namazit.

Shembullin e menaxhmentit të Kompleksit “Nëna Naile”, duhet ta ndjekin edhe kompanitë dhe institucionet e tjera, pavarësisht statusit të tyre, qofshin ato private, qofshin shoqërore, për t’u krijuar kushte për kryerjen e riteve të fesë, klientëve dhe të punësuarve në to.nana naile 1

Thirrja për namazin e xhumasë simbolikisht bëri përurimin e xhamisë,  dhe derisa thirrej, ezani pacientët e Kompleksit Shërues “Nëna Naile dhe qytetarët e rrethinës, mbushën xhaminë, dhe solli një kënaqësi e veçantë.

 

Duke iu drejtuar të pranishmëve nga hytbeja e xhamisë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, përveç të tjerash tha: “Vëllezër të nderuar! Ndihem shumë i kënaqur që sot jemi tubuar në këtë ambient shumë të mirë, të cilin, falë vullnetit të Allahut xh.sh., na e ka krijuar një vëlla i yni, një xhematli i yni, një njëri që e donë hajrin, e donë ardhmërinë e këtij vendi, një njeri, i cili ka luftuar me shpirtin e tij, me familjen dhe pasurinë e tij, që sot të jemi të lirë kështu si jemi, prandaj e lusim Zotin xh.sh. që vëllait tonë dhe familjen e tij ta shpërbej me Xhenet, e ky është z. Sabri Novosella”.

Myftiu Tërnava, Mban hytben në ditën e përurimit të xhamisë në Kompleksin "Nëna Naile"

Myftiu Tërnava, Mban hytben në ditën e përurimit të xhamisë në Kompleksin "Nëna Naile"

Myftiu tha se shembullin e z. Novosellës duhet ta ndjekin edhe të tjerët, në mënyrë që besimtarët tanë të kenë mundësi të kryejnë ritet fetare edhe aty ku punojnë, studiojnë, shërohen apo pushojnë.

Ndërsa duke folur për rolin dhe rëndësinë e xhamisë për besimtarët, Myftiu Tërnava të pranishmëve ua kujtoi veprimin e Pejgamberit Muhamedit a.s. me rastin e migrimit nga Meka në Medinë, e i cili nuk pati dhënë asnjë urdhër dhe asnjë iniciativë para se të fillonte ndërtimin e xhamisë në periferi të Medinës.

Ndërsa Allahu xh.sh., kujtoi Myftiu Tërnava në ajetin kuranor ka thënë- “E drejta ekskluzive për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e xhamive u takon atyre që e besojnë Allahun xh.sh. dhe atyre që besojnë në Ditën e Gjykimit”.

Namazin e xhumasë e fali kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora.

nana naile 3Pronari i qendrës Sabri Novosella na tha: “Mund të them se një prej meritave më të mëdha është ajo e babait tim, i cili e ka dashur shumë fenë, e ka dashur shumë xhaminë. Ai gjatë jetës së tij ka bërë përpjekje shumë të mëdha për ta ndërtuar një xhami, ai qe angazhuar për ta ndërtuar një xhami në vendlindjen e tij në Novosellë të Maxhunit, por një gjë të tillë nuk arriti ta bënte sepse nuk ia lejoi pushteti.

Prandaj unë sot  ndihem i gëzuar që përuruam këtë xhami, por më vjen keq që këtë përjetim  dhe këtë ndjenjë nuk e ndau me mua dhe me ju, edhe rahmetliu babai im.

Në foto nga e djathta: Dr. Rexhep Boja -dekan i FSI-së, Mr. Naim Tërnava- Myfti I Kosovës, Ahmet Sadriu -Përgjegjes për veprimtari botuese në Kryesinën e BIK, Sabri Bajgora- Kryeimam i BIK dhe Mr. Fahrush Rexhepi- anëtar i Kryesisë së BIK

Në foto nga e djathta: Dr. Rexhep Boja -dekan i FSI-së, Mr. Naim Tërnava- Myfti I Kosovës, Ahmet Sadriu -Përgjegjes për veprimtari botuese në Kryesinën e BIK, Sabri Bajgora- Kryeimam i BIK dhe Mr. Fahrush Rexhepi- anëtar i Kryesisë së BIK

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s