Program festiv për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.

 

Ramadan Shkodra

Gjakovë

Program festiv për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.

 

Myftiu Naim Tërnava

Myftiu Naim Tërnava

Myftiu Mr. Naim Tërnava:

Bashkësia islame e Kosovës edhe në të ardhmen do të punojë në ofrimin e vlerave njerëzorë, do të punojë për një të ardhme sa më të mirë  për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të punojë e do të angazhohet për kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë. Për këtë jam i bindur se do jemi shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë . 

 

Më 22 maj 09, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare, Kulturore dhe Humanitare “Istambull” – misioni në Kosovë, Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” nga Shkodra në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, mbajti një program festiv me moton “Përjetësisht me ty”, në nderim dhe përkujtim të personalitetit më të shquar të njerëzimit, të dërguarit Muhamedit a.s..

002 Manifestimi ne GjakovëNë këtë manifestim madhështor qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, Reisi i Malit të Zi Rifat Fejziq, dekani i FSI, Dr. Rexhep Boja, kryetari i Kuvendit komunal të Gjakovës, dr. Pal Lekaj, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Fatmir ef. Iljazi, pastaj shumë qytetarë nga Gjakova rrethina dhe qendrat tjera të Kosovës, përfaqësues të rendeve të tarikatit, të mediave, OJQ-ve, përfaqësues të Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të ftuar nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Duke i përshëndetur të pranishmit në fjalën e  hapjes kryetari i Këshillit të BI të Gjakovës Fatmir ef. Iljazi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë organizim që  Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës e ka organizuar në nderim003 Manifestimi në Gjakovë të pejgamberit Muhamedit a.s.

007 Fatmi ef. IljaziPara të pranishmëve fillimisht u bë promovimi publik i 12 hafëzëve të Institutit të Hivzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, të cilët në periudhën 4 vjeçare krahas mësimeve sipas plan programit të Medresesë “Alaudin” në Prishtinë kryen edhe hivzin.

 Hafëzët e rinj të veshur me uniformë të bardh dhe të shoqëruar nga mësuesi i Hivzit, Hfz. Idriz Keskin për të pranishmit lexuan nga një ajet nga  Kurani, pas së cilës u bë edhe duaja e hivzit që e bëri Hfz. 004 Manifestimi në GjakovëDaut Lezi, dhe iu shpërndan diplomat për kryerje e hivzit. Diplomat për hafizllarët i shpërndau kryetari i Këshillit të BI të Gjakoës, Fatmir ef. Iljazi dhe drejtori i Insitutit të hivzit Zymer Ramadani. Për hafizëllarët përveç diplomave u nda edhe nga një dhuratë modeste.

 

 

Dr. Pal Lekaj

Dr. Pal Lekaj

Dr. Pal Lekaj:

Besimtarët e fesë islame, dha shumë provime për popull se tha popull shumë i vuajtur 

Tubimin kushtuar Pejgamberit  e përshëndeti edhe Dr. Pal Lekaj- Kryetar i Gjakovës, i cili përshëndeti të pranishmit, falënderoi organizatorët për ftesën dhe i përgëzoi për këtë spektakël të mrekullueshëm. Në fjalën e tij ndër të tjerat kryetari Lekaj veçoi

“Njerëzit kanë nevojë shpirtërore dhe fizike të zbërthehen ndërmjet veti, duke përkujtuar Profetët prej të cilëve marrim shëmbëlltyra dhe ua japim të tjerëve.

Ky besim i ka dhënë njerëzimit bazë të fuqishme me të cilën mund të ndërtojmë dashuri ndërnjerëzore, sepse Personifikimi i Zotit është në figurën e njeriut.

Të besuarit në Zot, matet aq sa ne e duam njëri – tjetrin aq sa ne bëjmë për të tjerët.

Kur nuk e duam njeriun, nuk i gjendemi afër, nuk bëjmë për njeri- tjetrin, ndërsa thirremi në besim, – sikur provojmë të mashtrohemi.

Sepse të vërtetat e mëdha që kanë të bëjnë me raportet ndërfetare, janë raporte nga vetë Urdhri i Zotit për shpëtimin e njerëzimit.

Të jesh strukturë udhëheqëse në përditshmëri me resurset njerëzore do të thotë të jesh në përballje të përditshme, me të gjitha virtytet njerëzore. Në këtë përballje jeni ju prijësit fetar dhe janë strukturat udhëheqëse të shtetësisë të cilën sapo e kemi ndërtuar”.

Ndërsa duke folur për sfidat nëpër të cilat ka kaluar populli ynë dhe për rolin që kanë dhënë besimtarët myslimanë kryetari Lekaj tha:

“Jemi në sprovë para vetë Krijuesit, pikërisht në Kosovën e stërmbushur me sfida, plotë dhimbje, plotë plagë, plotë zemra të helmuara sado të forta që ishin.

Këtu kishte konflikte Kozmike ngase diktatura edhe është e prejudikuar të ndez zjarrin e urrejtjes, të smirës, të krimit, të padrejtësisë, te frikës, shqetësimeve, të terrorizmit, pikëllimit dhe mjerimin.

Ky popull betejën e Madhe ndërmjet Robërisë dhe Lirisë, e bëri ashtu siç shpjegohet në librat e shenjtë “beteja ndërmjet Zotit dhe djallit”.

Gjenetika shqiptare, Trashëgimi e një Trungu, ka shëruar plagë të kohës duke e ruajtur krejt të shëndoshë shenjtërinë e familjes së përbashkët.

Në demokraci frekuentohen edhe besimet edhe kulturat, ashtu siç bëhet matja e devotshmërisë në kohën e pushtimeve.

Por ne kemi obligim që nuk na falet nëse nuk e ndërtojmë mendësinë e kthjellët dhe dashurinë siç e ka Zot Krijuesi për ne. Këtu kanë vend kulturat që kanë vetëm një rrugë drejt të mirës së njerëzimit.

Besimtarët e fesë islame, dhanë shumë provime për këtë popull siç e thamë popull shumë i vuajtur.

Robërisë i duhej errësirë ashtu siç i duhet satanit, ndërsa nëpër Xhamitë, tempuj të shenjtë, – u shndërruan në shkolla shqipe, për Dritën e gjeneratave të reja.”

 

 

 

Shuajb Basshhan

Shuajb Bashhan

Shuajb Bashhan: Rikthimi i traditës së dikurshme të lavdishme të hivzit

 

Përshëndeti edhe koordinatori i arsimit të Shoqatës “Istambul” Shuajb Bashhan i cili fillimisht përcolli përshëndetjet për të pranishmit nga Shkodra: “Të nderuar të pranishëm! Gjakovë! Kam dëshirë që t’u përcjell përshëndetjet e popullit të Shkodrës të cilët gjatë historisë kanë ndarë vlera të përbashkëta. Të nderuar të pranishëm tradita e hivzit këtu ka pasuar ndërprerje institucionale për disa dekada për rrethana tashmë të njohura historike. Nga viti 2005 me iniciativën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe me kontributin financiar të Shoqatës “Denis Feneri” u bë i mundur rikthimi i traditës së dikurshme të lavdishme të hivzit, dhe sot vijmë para jush këtu me të diplomuarit e parë të saj.

Ndërsa duke folur për rezultatet e arritura në Ballkan në fushën e arsimit nga ana e shoqatës “Istambul” Shuajab Bashhan tha: “Të nderuar ne me përkrahjen financiare të Fondacionit “Hydai” nga Turqia, jemi duke siguruar mbarëvajtjen e veprimtarive arsimore e edukative si këtu në Kosovë ashtu edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit.

Me këtë rast dua të tërheq vëmendjen tuaj se këto aktivitete zunë fillin në kushte modeste për tu zhvilluar më vonë me ritme të mëdha, p.sh. Medreseja e Shkodrës me të cilën ne filluam aktivitetin tonë në fillim të vitit 2000, sot me 800 nxënës është Medreseja më e madhe në Shqipëri. Po ashtu Medreseja “Hamidije” në Shtip në Maqedoninë Lindore nisi veprimtarinë para tri viteve, sot ajo është duke ndryshuar një rajon të tërë. Të nderuar qëllimi ynë është që Medresenë e Madhe ta shëndrrojmë në një institucion prestigjioz të hivzit gjithnjë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës”.

Myftiu Naim Tërnava

Myftiu Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij përshëndetse pasi që ka falënderuar organizatorin dhe ka përshëndetur mysafirët dhe të pranishmit, në fillim të fjalës së tij tha: “Në Gjakovë kam ardhur shumë herë por sot kisha një ndjenjë të veçantë ngase e dija që po vija në një manifestim që i kushtohet pejgamberit të fundit Muhamedit a.s., e Allahu xh.sh., po na thotë: “Nuk të kemi krijuar për as gjë tjerët, përveç të jesh Mëshirues për të gjithë njerëzimin”. Kjo thënie e të Madhit Zot ndërlidhet me manifestimin e sotëm, por këtu do të kujtoi edhe një thënie të Muhamed Mustafasë ku ai thotë: “Më i miri nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe që ua mëson atë të tjerëve”.

Të nderuar të pranishëm po e shohim se sa mirë dakordohen këto dyja bashkë, hivzi dhe vet manifestimi për nder të Muhamed Mustafasë – kushtuar ditëlindjes së tij”.

Më pas Myftiu Tërnava foli për luftën e fundit, posaçërisht u ndal tek rasti i Gjakovës ku vuri theksin tek të pagjeturit, me atë rast u shpreh:

“Vëllezër të nderuar! Sigurisht se mbetem borxh sikur të mos kujtoj këtu atë që përtoi Gjakova me rrethinë dhe mbarë Kosova gjatë luftës së fundit. Mirëpo ajo sakrificë e popullit tonë na mundëson që ne sot të mblidhemi në manifestime të tilla ngase për këtë ditë dhamë më të dashurit tanë, fëmijët tanë.

Sigurisht se në këtë sallë ka edhe prindër që edhe tash e 10 vjet pas lufte nuk dinë gjë për fatin e bijve dhe bijave të tyre. Për ta e lusim Zotin që zemrat e tyre të forcohen me dritën e besimit, po ashtu e lusim Zotin që sa më parë të dihet për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit, ndërsa ata që ranë për këtë vend e lusim Zotin që t’i gradojë me xhenet”.

Aktori Reshat Arbana

Aktori Reshat Arbana

Më tutje në fjalën e tij Myftiu Tërnava foli për angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimin ndërfetar si një vlerë që duhet ruajtur e kultivuar me fanatizëm, Myftiu për këtë tha:

“Bashkësia islame e Kosovës edhe në të ardhmen do të punojë në ofrimin e vlerave njerëzorë, do të punojë për një të ardhme sa më të mirë  për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të punojë e do të angazhohet për kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë. Për këtë jam i bindur se do jemi shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë” .

Këngëtarja Violetë Kukaj

Këngëtarja Violetë Kukaj

Më pas për të pranishmit u dha një program kulturo – artistik ku me ilahii, kaside, këngë, monologje, pjesë nga mevludi ku u paraqitën artistë të njohur si Reshat Arabana, Basri Lushtaku, Violetë Kukaj – Ratkoceri, Rezarta Smaja (Shkodër), si dhe Kori i Vajzave të Medresesë Haxhi sheh Shamia nga Shkodra.

 
Kori i vajzave të Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" nga Shkodra

Kori i vajzave të Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" nga Shkodra

 

Aktori Basri Lushtaku

Aktori Basri Lushtaku

 

 

 

 

 

 

 

Këngëtarja Rrezarta Smaja Këngëtarja Rrezarta Smaja

Krejt në fund të programit organizatori Këshilli i BI të Gjakovës ndau mirënjohje për kontribut në bashkëpunim dhe mbështetje të pakufishme, për – Mr. Naim Tërnava, Pal Leka, Shoqata “Istambull”, “Denis Feneri”, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” nga Shkodra, OJQ-së “Thirrjet e Nënave”, dhe “TOP” Radio nga Gjakova.

Bashkësia islame e Kosovës edhe në të ardhmen do të punojë në ofrimin e vlerave njerëzorë, do të punojë për një të ardhme sa më të mirë  për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të punojë e do të angazhohet për kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë. Për këtë jam i bindur se do jemi shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë . 

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s