Shënim

 

 

Xhemati i Desivojcës ndërton xhaminë e re

Xhemati i xhamisë së fshatit Desivojcë të komunës së Kamenicës i organizuar nga imami Faik ef. Murati dhe Këshilli i xhamisë me sukses po ndërtojnë xhaminë e re. 

 

Ç’është e vërteta Desivojca ka pasur xhaminë që nga viti 1816, ku shërbyen imamë e alim të njohur jo vetëm  për këtë xhematë por edhe më gjerë në rrethinën e Malësisë e Anamoravës, si Mulla Ismajli, Mulla Zeka etj.

 Xhemati i Desivojcës ka qenë i njohur në tërë rrethin për përkushtimin e zellin ndaj fesë e prijësve fetarë do theksuar se në kuadër të xhamisë së Desivojcës janë edhe xhemati i fshatit Tërstenë, Lajaçiq, Velegllavë e Sedllar.

 Xhamia e Desivojcës atë kohë (1816) qe  ndërtuar me material të dobët me baltë e gurë dhe me kalimin e kohës ajo nga dhëmbi i kohës qe dëmtuar saqë viteve  të fundit nuk  plotësonte kushtet për zhvillimin e ritulave fetare.

Dëmtimi i çatisë bëri që të reshurat atmosferike të depërtonin brenda dhe të dëmtonin rënd muret e xhamisë. Megjithëqë xhemati i xhamisë së Desivojcës disa herë ndër vite ishte organizuar për të riparuar dëmet serioze të xhamisë megjithatë objekti nuk plotësonte as kushtet minimale për  faljen e namazit.

 Të prirë nga imami dhe të mbështetur nga Këshilli i xhamisë, xhemati i Desivojcës verën e vitin që shkoi vendosi që të prish objektin e vjetër të xhamisë dhe të ndërtojë nga themeli xhaminë e re. Si ide ndërtimi i xhamisë së re në Desivojcë ka  qarkulluar në mesin e xhamatlinjve të kësaj xhamie qe sa vite, mirëpo vetëm verën që shkoi nisi me punë konkrete.

Ish - Xhamia e Desivojcës

Ish - Xhamia e Desivojcës

 

Angazhimi i imamit dhe këshillit të xhamisë  për grumbullimin e mjeteve financiare krijoi premisat e para për fillimin e punës konkrete për ndërtim e xhamisë së re. “Përgjigjja e xhematit ishte e kënaqshme, aksionin e filluam në xhami, pastaj dolëm në teren e më vonë shkuam edhe tek ish-banoret e kësaj treve që tash jetojnë në Gjilan e qendra të tjera. Gjithashtu kërkuam edhe ndihmën e mërgimtarëve tanë. E filluam me pak para të gatshme, deri sot kemi tubuar mbi 20 mijë euro”-na tha imami Faik ef. Murati dhe vazhdoi:

“Për ndërtimin e xhamisë na kanë dalë në ndihëm edhe ndërmarrjet që shesin material ndërtimor, të cilat kur kanë kuptuar që bëhet fjalë për xhami na kanë ndihmuar duke na dhënë një pjesë të materialit pa para ose duke na liruar aq sa kanë pasuar mundësi. Na kanë dal në ndihëm edhe pronarët e mjeteve  të transporti që kanë bartur materialin pa pagesë, por këtu nuk duhet harruar as punën vullnetare që e kanë bërë shumë xhematlinjë”.

Më tutja imami thotë: “Siç e shihni ne i kemi rrafshuar muret e xhamisë, por kemi edhe aq para sa ta qesim edhe çatinë, e për ma tej duhet të presim. Ne kemi kërkuar nga Kryesia e BI të Kosovës e edhe nga vet Myftiu që të shoh mundësinë e ndonjë donacioni të na ndihmojë që ta përfundojmë xhaminë sa më parë”. 

Do theksuar se Desivojca është një fshat malor që shtrihet në zonën kufitare me Serbinë. Dikur Desivojca ishte një ndër fshatrat më të mëdha të Malësisë, mirëpo mungesa e infrastrukturës ka bërë që shumica e banorëve të saj në kërkim të jetës më të mirë të migrojnë në qendra të ndryshme, kryesisht në Gjilan.

 

Objekti i xhamisë së re në ndërtuim e sipër

Objekti i xhamisë së re në ndërtuim e sipër

 Në fund duhet theksuar se përkushtimi i xhematlinjëve të Desivojcës për të ndërtuar xhaminë  duhet të jetë shembull për lokalitetet tjera që kanë kushte më të mira.

 

Të shpresojmë  do të gjindet ndonjë donacion për xhaminë e Desivojcës ngase kanë mbetur ende shumë punë për t’u bërë.

(r. shkodra)

 

Leave a comment

Filed under Punimet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s