Kronikë

Ramadan Shkodra

 

U mbajt Sesioni shkencor “Mevludi tek shqiptarët” Të mërkurën, më 22 prill, në organizim të Kryesisë së BI të Kosovës në Prishtinë, u mbajt sesioni shkencor “Mevludi tek shqiptarët’’. Sesioni u mbajt nën përkujdesjen e myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava, ndërsa me kontribute u paraqiten 21 studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

levha-11Qasja e studiuesve për Mevludin qe mjaft e gjerë dhe fushave të ndryshme, ku u vu në pah roli që ka pasur dhe ka Mevludi në kulturën dhe traditën shqiptare, qoftë si krijimtari letrare dhe artistike, qoftë edhe si manifestim.

Në hapje të sesionit, në fjalën hyrëse sekretari i Kryesisë së BI të Kosovës, H. Resul ef. Rexhepi, ndër të tjerash, tha: “S’ka dyshim se përkushtimi i besimtarëve ndaj Pejgamberit a.s. është i kuptueshëm, sepse Allahu xh.sh. e zgjodhi atë për të dërguar të Tij deri në Ditën e Kiametit; e bëri mëshirë për botët mbarë dhe për të gjithë njerëzit. Dhe jo vetëm kaq, por emrin e tij e renditi pas emrit të Vet, kurse besimtarët i urdhëroi që t’i përmbahen rrugës dhe mësimeve të tij.

foto-e-perbashket5Në historinë e ndritshme është i njohur përkushtimi, nderi e respekti që kanë treguar besimtarët ndaj Pejgamberit a.s., që nga ashabët e deri tek ne sot. Mënyra e shprehjes së dashurisë ndaj Pejgamberit a.s. ndër gjenerata e breza mori forma e trajta të ndryshme, kronistët regjistruan me pietet e dashuri jetën dhe biografinë e ndritur të tij, ulematë morën dhe zbatuan me përpikëri mësimet e thëniet e tij, pedagogët mësuan nga mësimet, edukata dhe etika e tij, ndërsa poetët e letrarët thurën dhe përjetësuan vargje në prozë, poezi e ode të ndryshme kushtuar jetës, veprës dhe muxhizeve të Pejgamberit tonë të fundit Muhamedit a.s..” ndërsa për përkushtimin e poetëve shqiptarë haxhi Resul Rexhepi tha: Këtë formë të thurjes së lavdeve dhe konsideratave për Pejgamberin a.s., si për askënd tjetër, e gjejmë edhe tek populli ynë, që sikurse dihet, deri më sot, janë shkruar mbi 30 mevlude në gjuhën shqipe, pa përmendur këtu edhe poezitë, sonetet e kasidet e panumërta. 

 Të theksojmë se shumica e këtyre mevludeve janë shkruar në periudhën e Rilindjes Kombëtare nga personalitete dhe dijetarë të shquar e të dëshmuar si në rrafshin fetar po ashtu edhe në rrafshin kombëtar.

 Këta ulema që shkruan dhe thuren lavdet, si për askënd tjetër, me një stil të lartë e të pashembullt, për Pejgamberin a.s. në gjuhën shqipe ishin personalitete me arsimim të lartë, njerëz të respektuar e të dëshmuar dhe që dhanë kontribute edhe në fusha të tjera si në Kuran, tefsir, histori, hadith, fikh, gjuhësi, letërsi, publicistikë etj. Nuk do të mund të mos përmendnim këtu Muhamed Kyçyk Çamin, Ismail Floçin, Hafëz Ibrahim Dalliun, Hafëz. Ali Korçën, Hafëz Ali Ulqinakun, Tahir efendi Popovën etj.”

 

Për qëllimin e organizimit të sesionit, haxhi Resul Rexhepi tha: ” Organizimi i këtij sesion ka për qëllim të sjell të dhëna të reja për hartuesit e mevludeve, më pastaj të vejë në pah rolin e mevludeve në jetën kulturore e fetare tek ne si në të kaluarën e afërme ashtu edhe në të tashmen”.

 007-ramadan-shkodra3

Sesioni punoi në dy seanca, në seancën, e parë referuan 12 studiues: Dr. Qazim Qazimi “Historiku dhe tradita e Mevludit në Islam”, Mr. Fahrush Rexhepi “Fillet e kremtimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. dhe qëndrimi i dijetarëve islamë rreth tij”, Mr. Qemajl Morina “Mevludi në letërsinë arabe”, Hajrullah Hoxha “Qëndrimi i ulemave islamë për Mevludin”, Mr. Taxhedin Bislimi “Dispozitat juridike islame mbi manifestimin e Mevludti”, Ramadan Shkodra “Trajtimi i Mevludit dikur dhe tani në Kosovë”, Dr. Ismail Ahmedi “Mevludi te shqiptarët manifestim apo iradet”, Dr. Muhamet Pirraku “Mevludi shqip në themele të identitetit kombëtar shqiptar”, Dr. Feti Mehdiu “Roli i imamit në definimin e pozitës reale të Mevludit te shqiptarët”, Nehat Krasniqi “Dimensioni kulturor i Mevludit”, Dr. Xhabir Hamiti “Mevludi si mjet për ruajtjen e vlerave fetare islame ndërshqiptare”, Dr. Abdullah Hamiti “Mevludi – vepër e dashurisë ndaj Pejgamberit a.s.”.
 Në seancën e dytë referuan 9 studiues: Jusuf Zimeri “Ndikimi i manifestimit të Mevludit në fushën e Thirrjes islame në trevat tona”, Fitim Flugaj “Mevludi si mjet i Daves – me vështrim të veçantë në periudhën komuniste”, Mr. Elez Ismaili “Manifestimi i Mevludit dikur dhe sot në trevën e Pollogut”, Bahri Aliu “Evoluimi i manifestimit të Mevludit në Pollog”, Mr. Sadik Mehmeti “Tradita e Mevludit në trevën e Opojës”, Dr. Isa Memishi “Grafia arabe dhe transkriptimi i mevludeve në gjuhën shqipe”, Dr. Ragip Mulaku “Për disa mospërputhje të gjuhës së “Mevludit” të Tahir efendi Popovës me të folmen e vendlindjes së tij”, Ekrem Simnica “Pikëpamjet e H. Sherif ef. Ahmetit për Mevludin”, Sabri Bajgora “Përshkrimi i muxhizeve të Pejgamberit a.s. në “Mevludin” e Islam Nekovcit”

 Nga sesioni, përveç tjerash, u nxor edhe përfundimi se Mevludet janë veprat më të përhapura në letërsinë islame dhe se kjo është krejt e kuptueshme ngase kemi të bëjmë më përkushtimin që poetët i bënë pejgamberit Muhamedit a.as.

Dhe se me sa dihet në gjuhën shqipe deri më sot njihen rreth 30 mevlude të shkruara nga personalitete të njohura në fusha të ndryshme të fesë dhe të letërsisë, të cilët, me mjeshtërinë e tyre dhe në mënyrë artistike e shembullore thuren lavde e konsiderata, si për askënd tjetër, për të Dërguarin e Allahut xh.sh., Muhamedin a.s.. Ndër më të njohuritë janë: Hasan Zyko Kamberi, Ismail Flloçi, Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Tahir efendi Popova etj.

 Duhet theksuar se një tubim shkencor i përmasave të tilla është i pari i këtij lloji që i kushtohet  ekskluzivisht një segmenti të caktuar të kulturës dhe trashëgimisë islame tek ne, dhe si i tillë duhet konsiderohet si hap i parë për organizime të tjera të kësaj natyre.

Gjithashtu duhet theksuar se punimet e sesioni tejkaluan pritjet e organizatorit si për nga pjesëmarrja e studiuesve me kumtesa, ashtu  edhe për nga niveli dhe cilësia e paraqitjes dhe prezantimit të tyre.

 

Leave a comment

Filed under 1

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s