Kronikë

Ramadan Shkodra

U MBAJT SIMPOZIUMI “GJASHTË SHEKUJ TË ISLAMIT NDËR SHQIPTARË”

Në simpozium morën pjesë me kumtesa mbi 70 shkencëtarë, stu­diues e specialistë të kulturës, qytetërimit, historisë e fesë islame nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Jordani, Siria, e Egjipti, për dy ditë kumtuan rezultatet e punës së tyre gjurmuese për kulturën, për traditën, për qytetërimin islam tek shqiptarët.

Në Prishtinë më 16-17 shtator 2006 organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fakulteti i studimeve islame të Pri­sh­tinës në ambientet e hotelit “Grand”, u mbajt Simpoziumi ndër­ko­mbëtar “Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë”.

Simpoziumi u përgatit gjatë disa muajve nën drejtimin e një Kë­shilli drejtues të përbërë nga: Mr. Naim Tërnava_kryetari, Dr. Rexhep Boja, Resul Rexhepi, Dr. Milazim Krasniqi, Mr. Qemajl Morina, Sa­bri Bajgora dhe Ejup Ramadani.

Këshilli organizativ i simpoziumit ndoqi hap pas hapi përgatitje dhe nga një numër i madh i kumtesave të paraqitura për simpozium miratoj 72, që u majtën për dy ditë në sallën e madhe të hotelit “Gra­nd” në Prishtinë.

Në hapje të simpoziumi ishin të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë; Kryetari i Komuniteti Mysli­man shqiptar haxhi Selim Muça; shefi i Misionit të OSBES-së Werner Wnedt; përfaqësuesja e UNMIK-ut zonja Patricie, përfaqësuesi i Li­gës Islame Botërore (Rabita), Ismet Qazimi, Reisi i Malit të Zi Rifat Fejziq, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Arif Muçolli, shefi i Zy­rës gjermane Eugen Wolarch dhe i asaj franceze Tjery Reynard, pastaj përfaqësues nga institucionet shkencore e kulturore të Kosovës: nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Arkivi i Kosovës si dhe përfaqësues të medies.

Në fjalën hyrëse të Simpoziumit Myftiu i Kosovës mr. Naim Tër­nava tha: “Falënderoj All-llahun xh.sh. i Cili na bëri të mundur që sot pas krejt asaj që përjetoi Kosova e populli i saj të jemi së bashku, e të kontribuojmë për këtë dhe rreth kësaj teme, shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës. I Madhi Zot xh.sh. thotë:

“Thuaj punoni, se punën tuaj e sheh Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët”.

Ndaj mbi bazat e Kuranit dhe Hadithit mbështetet shumë fuqi­mi­sht edhe dituria, kultura, shkenca dhe avancimi i dijes, për të përmbu­shur nevojat e njeriut si krijesa më e përsosur në tokë. Nisur nga ky parim, edhe pse në kushte tepër të vështira nën okupimin klasik serb, më 15-16 tetor të vitit 1992 në Medresenë e mesme Alaud-din në Prishtinë u mbajt Simpoziumi i parë ndërkombëtarë organizuar nga Ba­shkësia Islame e Kosovës me temën ”Feja, Kultura dhe tradita Isla­me ndër shqiptarët” Në rrethana krejtësisht tjera, kur fjala e lirë ishte ngulfatur dhe ishte tepër e vështirë të organizohen tubime të karakterit shkencor, por edhe tubime të tjera.

Më tutje duke folur për vështirësitë me të cilat janë përballur atë kohë Myftiu tha: “Përkundër kësaj Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës arriti të organizoj simpozium, i cili ishte një mesazh i fortë kundër atyre që kishin ngulfatur fjalën e lirë, se fjala e lirë e tubime shkencore përkundër masave represive nga policia dhe ushtria e instaluar serbe në Kosovë, do të gjendej forcë e kurajë, mbi forcën e dhunës dhe ato tubime nuk kishte fuqi për t’i ndalur”.

Ndërsa duke folur për momentin në të cilin po mbahet simpoziumi Myftiu ndër të tjerat veçoi:

“Sot kështu të bashkuar përreth sofrës së dijes, hulumtues, stu­di­ues, shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vende të shumta të botës, dhe përfaqësues të institucioneve vendore e atyre ndërkombë­tare dy ditë radhazi do të zhvillojë punën ky simpozium nën patronatin e Kry­esisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me temën ”Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarët.”

Sot falë kontributit gjithëkombëtar, angazhimit të spektrit politik, UÇK-së, përkrahjes pa rezervë të faktorit ndërkombëtar dhe ndërhy­rjes së paktit NATO, organizojmë këtë simpozium pa kurrfarë frike.

Të bisedosh për këtë temë dhe rreth kësaj teme, sa është nder e privilegj është edhe përgjegjësi, në veçanti në këtë kohë kur pritet edhe vendosja e statusit final të Kosovës, status i cili kemi bindjen e thellë se do të rezultojë me pavarësinë e plotë të Kosovës”.

Ndërsa prodekani i FSI-së Mr. Qemajl Morina tha: “Islam. Troje shqiptare. Histori. ç’kanë për t’i thënë sot këtij kombi këto terma? Ky komb çfarë ka për t’i thënë botës sot me të shkuarën dhe me të tash­men e tij? Këtu përsiatja bëhet e vështirë, por e pashmangshme.

Për këto, dhe shumë çështje të tjera do të bëhet fjalë në simpo­ziu­min “Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarët” – tema bosht e të cilit është madhore. Ajo është sa tradicionale aq edhe aktuale, sa teologjike aq edhe historike, sa filozofike aq edhe pedagogjike, sa universale aq edhe kombëtare. Islami është taban i rëndësishëm i qytetërimit botë­ror, por njëkohësisht edhe i qytetërimit shqiptar. Këtij besimi i përka­sin mbi një miliard njerëz nga të gjitha meridianët e rruzullit tokësor, por edhe shumica dërrmuese e shqiptarëve i takojnë këtij besimi. Kul­tura dhe besimi islam është i ngulitur thellë në qenien e tyre. Islami ka ndikuar në ndërgjegjen e besimtarëve shqiptarë, madje jo vetëm në ndërgjegjen e tyre, por në ndërgjegjen e çdo shqiptari.

Tradita islame, për shkaqe politike dhe ideologjike, për shkaqe të me­ndimit sekularist dhe ateist, u trajtua në mënyra fragmentare, tend­e­ncioze, të njëanshme dhe gjithnjë në kontekstin negativ dhe denigru­es, si anakronizëm dhe obskurantizëm i së kaluarës së dështuar. Thënë shkurt ne na mësonin ta urrejmë historinë tonë pesëqindvjeçare dhe – duke urryer atë pjesë të historisë sonë ta urrejmë vetveten. Fatkeqë­sisht në disa raste kështu veprohet edhe sot.

Ka ardhur koha të hedhim poshtë mite e legjenda, të pavërteta e gjysmë të vërteta e të përqendrohemi në studime serioze e me karakter të mirëfilltë shkencor të shkaqeve dhe të rrjedhimeve të veprimeve të së kaluarës, në qoftë se duam të kuptojmë të tashmen e të përgatisim të ardhmen e atdheut shqiptar e të shoqërisë shqiptare.”

Simpoziumi e përshëndetën H. Selim Muqa-kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar këshilltari i kryeministrit Agim Çekut, Arif Muqolli, përfaqësuesja e UNMIK-ut zonja Patricie, përfaqësuesi i Ligës Islame Botërore (Rabita) Ismet Qazimi, Reisi i Malit të Zi Rifat Fejziq.

I pari që referoi në sesioni e parë qe orientalisti i njohur kosovar Dr. Feti Mehdiu –me temën: Gjashtë shekuj gjallërim institucional i fesë islame në hapësirën shqiptare; pastaj së cilit referuan Tuğça Po­yraz & Anne Ross Solberg – Turqi: Proceset dhe shkaqet e islamizi­mit të shqiptarëve nga perspektiva historike dhe sociologjike. Me shumë interes u prit nga të pranishmit kumtesa e historianit të njohur kosovar Dr. Muhamet Tërnava: Historiografia rreth islamizimit të shqiptarëve; ndërsa historiani i njohur nga Tiranna Dr. Gazmend Shpuza paraqiti temën: Laramania fetare ndër shqiptarët; studjuesi e historiani i njohur kosovar Dr. Muhamed Pirraku paraqiti kumtesën: Beteja e Kosovës sipas kronikave osmane dhe evropiane; në këtë sea­ncë kumtesat e tyre i lexuan edhe: Bedri Telegrafi – Tiranë: Eleme­nt­et islame në formësi­min moral të individit, familjes dhe popullit shqip­tar; Mr. Bedri Mu­hadri – Prishtinë: Epoka Skënderbegiane në burimet osmane në vi­tet 1450-1468; Mr. Qemajl Morina – Prishtinë: Roli i islamit në ruaj­tjen e identitetit kombëtar dhe harmonisë ndërfetare te shqiptarët; Dr. Ebu­bekir Sofioglu – Turqi: Qëndrimi i Perandorisë Osmane ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; Dr. Musa Musai – Maqedoni: Integrimi i fesë në identitetin e myslimanëve shqi­ptarë; Roland Vishkurti – Tiranë Qytetërimi, shqiptarët dhe roli i fesë islame në jetën e tyre; Mr. Fahrush Rexhepi – Prishtinë: Shkaqet e pranimit të Islamit nga shqiptarët; Kemal Guralkan – Turqi: Aktivi­tetet gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve deri në kohën e ndarjes nga Perandoria Osmane dhe qasja e Perandorisë Osmane ndaj kësaj çë­shtje; Recep Senturk – Turqi: Mendimi islam në Shqipëri në mes tradicionalizmit dhe reformizmit; .

Sesioni e dytë që u mbajt pasditen e 16 shtatorit u hap me kumte­sën e historianit kosovar: Dr. Hakif Bajrami: Roli i religjionit dhe ndi­kimi i tij në shoqëri, politikë dhe lëvizje të tjera 1983-85; me pas studiuesi nga Maqedoni Mr. Qani Nesimi u paraqit me kumtesën: Roli i shtetit osman në krijimin e atmosferës tolerante në Gadishullin Ball­ka­nik në shek. XV-XVII;. Studiuesja me origjine shqiptare nga Uni­versiteti i Stambollit profesoresha Dr. Arzu Terzi paraqiti kumtesën: Gjendja shoqëroro-ekonomike e nëpunësve fetarë të Prishtinës dhe Gjakovës në mesin e shek. XIX; -kumtesa e së cilës zgjoi një interesim tek të pranishmit. Ndërsa Mr. Ragmi Destani – Bujonoc paraqiti ku­m­tesën: Kontributi i ulemave në pengimin e shpërnguljes së shqip­tarëve në Turqi në rrethinën e Luginës së Preshevës; Ramadan Shko­dra nga Prishtina paraqiti kumtesën: Trajtimi i trashëgimisë materiale islame në Kosovës” (në retrospektivë dhe në perspektivë);. Studiuesi nga Tirana Prof.dr. Hysni Myzyri paraqiti kumtesën: Përpjekjet e Xhontu­rqve për të përdorur fanatizmin fetar kundër Lëvizjes kom­bë­tare shqiptare (1908-1912); ndërsa Ayten Ardel nga Arkivi i Kryemi­nistrisë në Stamboll paraqiti kumtesën: Autoritetet shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Kosova në Perandorinë Osmane;

Historiani kosovar Mr. Aliriza Selmani: paraqiti kumtesën Me­dre­se­ja e Gjilanit, vatër edukativo-arsimore fetare e kombëtare në Ana­moravë; Me shumë interes qe paraqitja e profesorit nga Universiteti i Stambollit Dr. Mehmet Bayartan me kumtesën: Qyteti i Shkupit një urë mes të kaluarës dhe të sotmes;. Në këtë sesion ligjëruan edhe: Dr. Galip Veliu – Maqedoni: Diversiteti ballkanik ndërmjet dy kontradi­kta­ve të filozofisë së sundimit: Osman dhe atij komunist; Dr. Cezmi Eraslan – Turqi: Provë krahasuese e politikave të Perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve në Meshruhijetin (Projektin) e I dhe II; Dr. Nuri Ti­naz – Turqi: Feja si memorie – Ringjallje e identitetit islam të shqip­tarëve në periudhën post-socialiste në Ballkan – Analizë sociologjike; Ali M. Basha – Tiranë: Aspekte të politikave qeveritare ndaj fesë isla­me në vitet 20-të – 30-të të kaluar; Dr. Fadil El-Bejati – Jordani: Arsi­mimi në Vilajetin e Kosovës Osmane: studime historike në dritën e sallnamës për arsimin.

Në sesionin e tretë që u mbajt paraditen e 17 shtatorit me kumtesat e tyre u paraqitën

Dr. Jusuf Osmani paraqiti kumtesën: Shkatërrimi i dokumenteve arkivore të proveniencës islame në Kosovë; ndërsa Parim Kosova – Prizren atë Shkatërrimi i monumenteve islame në Prizren gjatë oku­p­imit serb;. Me interes të veçantë ishte paraqitja e studiuesit të ri Sa­d­ik Mehmeti me kumtesën: Institucioni i vakëfit dhe roli i tij në ar­simimin islam në Kosovë; ndërsa orientalisti Dr. Isa Memishi paraqiti ku­mt­esën: Roli i Ulemasë shqiptare në shkrimin e gjuhës shqipe; Studiuesi i tesavufit Dr. Metin Izeti nga Shkupi paraqiti një kumtesë të thukët: Tesavvufi dhe shoqëria shqiptare në periudhën osmane; ndërsa Me­nduh Bamja: E drejta e Sheriatit dhe gjykatat e sheriatit në Ballkan, me vështrim të posaçëm në Mbretërinë e Jugosllavisë; në këtë sesion me kumtesa u paraqitën edhe: Mr. Naim Tërnava – Prisht­inë: Roli i Medresesë “Alauddin” të Prishtinës në avancimin e vetë­dijes islame tek shqiptarët; Resul Rexhepi – Prishtinë: Institucioni i vakëfit dhe gjendja e tij sot- rasti i Kosovës; Mr. Rrahman Ademi – Turqi: Pozita e shqiptarëve gjatë kohës së Abdulhamidit II; Dr. Ra­miz Zekaj – Tir­anë: Trashëgimia shpirtërore dhe materiale-dëshmi e qytetërimit isl­am; Prof. dr. Shefik Osmani – Tiranë: Alhamiadistë apo bejtexhinjë?; Dr. Myslim Hotova – Tiranë: Objektet islame të qytetit të Beratit; Dr. Genciana Abazi-Egro – Tiranë: Për një qasje të re në studimin e letër­si­së shqipe me alfabet arab; Islam Dizdari – Shkodër: Kontributi i ule­masë shqiptare për shkollën, për gjuhën dhe për shkrimin shqip”; Dr. Ali Arslan – Turqi: Kontributi i administratës osmane në kalimin e arsimimit shqip dhe alfabet të përbashkët; Dr. Haki Kosumi – Pri­sht­i­në: Riformimi dhe puna e strukturave të Bashkësisë Islame në Kosovë (1913-1929); Muhamed Mufaku – Jordani: Islami te shqiptarët në udhëkryq: për një islam shqiptar evropian; Dr. Hind Ebu Al-Sha’r – Jordani: Imazhi i Profetit Muhammed a.s. në romanin e Maruf Arna­utit “Zotriu i Kurejshit; Mahmud Arnaut – Siri: Kontributi i haditho­logëve shqiptarë të Shamit në kohën bashkëkohore; Dr. Muhannad El-Mubajdin – Jordani:

Prej shtetit teokratik në shtetin qytetar: politika e Ibrahim Pashës kundruall pakicave fetare në vendet e Shamit; Dr. Muhamed Ebu Ru­mman – Jordani: Pikpamjet reformuese në projektin e hadithologut Nasiruddin el-Albani.

Ndërsa në sesionin e katërt që u mbajt pasditen e 17 shtatorit u hap me kumtesën e studiuesit të njohur kosovar: Dr. Milazim Krasniqi në temën: Konteksti social i poezisë shqipe alamiado dhe problemet e vlerësimit të saj; pas së cilit u paraqit, Dr. Mehmet Azimli – me kum­te­sën: Veziri i madh Daut Pasha – me origjinë shqiptare (Arnavut Ko­kenli Sadrazam Koca Davut Pasa. Me shumë interes qe kumtesa e stu­diuesit kosovar Nehat Krasniqi Të dhëna të reja për jetën dhe ve­pr­ën e Tahir ef. Gjakova; ndërsa Dr. Liman Rushiti –paraqiti ku­mt­e­sën: Hafez Ymer Sulejmani dhe roli i tij në përhapjen e shkrim-lex­i­mit shqip. Në këtë sesion me kumtesa u paraqitën edhe: Sabri Ba­jgora – Prishtinë: Hafiz Islam Nekofci-jeta dhe vepra; Mehmet Ber­i­sha – Pri­shtinë: Mulla Ahmet Çunaku – prijës i rezistencës çlirimtare; Dr. Faruk Bozgoz – Turqi: Shqipëria në poemën e poetit me origjinë shqi­ptare, Mehmet Akif Ersoj; Rrezehana Hysa – Tiranë: Kontributi i Sami Frashërit në kulturën dhe qytetërimin islam; Dr. Qazim Qazimi – Prishtinë: Kontributi i Kemal ef. Aruçit në kulturën islame 1920-1970; Prof. as. dr. Arian Kadiu – Tiranë: Një familje e Ehli Bejtit në Dibër; Dr. Mehdi Polisi – Prishtinë: Qëndrimi i Sami Frashërit për Islamin dhe qytetërimin e tij; Bahri Simnica – Prishtinë: Adem ef. Si­mnica dhe roli i tij në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Tur­qi; Dr. Muhamed Aruçi – Turqi: Abdul Fetah Rauf (Fetah efendiu) – Jeta dhe vepra; Mr. Siri Hoxha – Tiranë: Sali Ferhat Hoxha: jeta dhe vepra; Dr. Mustafa Bilge – Turqi: Shkodrani – dijetar mysliman, poet dhe burrështetas osman (me prejardhje nga familja e Bushatlive të Shqipërisë);

Ismail Rexhepi – Prishtinë: Haxhi Rexhep Ismaili dhe medreseja e Bresanës; Fitim Flugaj – Prishtinë: Motive islame në këngët popullo­re shqiptare; Dr. Adem Zejnullahu – Prishtinë: Përpjekjet e pushtuesve serbo-malazias për konvertimin e popullsisë shqiptare myslimane sipas këngëve popullore; Xhabir Hamiti – Prishtinë: Hermenautika e Kuranit te shqiptarët në shek. XX-të; Amir B. Ahmeti – Prishtinë: Isla­mi ndër shqiptarët, toleranca, identiteti dhe demokracia; Mr. Shemsi Ajvazi – Prishtinë: Hapësira shqiptare- cak i gjeopolitikës lindo­re dhe evrocentriste; Kreshnik Osmani – Tiranë: Myslimanët shqiptarë dhe integrimet euro-atlantike.

Në këtë simpozium i dyti i këtij lloji që organizohet nga Kryesia e Ba­shkësisë Islame e Kosovës, përmes së cilit u hodh dritë në shumë segmente që kanë të bëjnë me praninë e Islamit në të gjitha aspektet tek popullata shqiptare, duke filluar nga ana shpirtërore, tradita, trash­ëgimia materiale e kulturore, deri tek shtresimet kulturore e qyte­tëruese në identitetin e popullit tonë.

Se simpoziumi qe i suksesshëm këtë më së miri e dëshmon pjesë­marrja e mbi 70 shkencëtarëve, studiuesve e specialistëve të kulturës, qytetërimit, historisë e fesë islame nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Jordani, Siria, e Egjipti, për dy ditë kumtuan rezultatet e punës së tyre gjurmuese për kulturën, për traditën, për qytetërimin islam tek shqiptarët, ku një kontribut shumë të madh, pos shke­ncë­tarëve nga Shqipëria e Kosova, dhanë studiuesit nga Turqia, që ndo­sh­ta për të parën herë qenë 14 studiues turq nga institucionet shkencore siç është Universiteti i Stambollit, Arkivi i Kryeministrisë, ISAM etj në një sesion shkencor në Kosovë, që kontribuuan me rezultuare të re­ja në shumë fusha. Prej tyre duhet përmendur:

E veçanta e këtij simpoziumi qe se kultura, tradita, trashëgimia, përhapja e fesë islame ishte në fokus të studiuesve të cilit me ko­m­pe­tencë dhe të mbështetur në dokumente relevante ofruan shumë aspe­kte të panjohura opinionit tonë shkencorë.

Qasja shumë dimensionale, pa komplekse e hipoteka nga e kaluara e karakterizoi punën dyditore të studiuesve nga e cila nuk ka dyshim se do të jetë një nismë e mbar për një përkufizim më real e më të pra­nueshëm për të kaluarën tonë.

Një tubim shkencor i përmasave të tilla është një privilegj për historiografinë shqiptare sepse vihej në fokusin e studiuesve Islami si besim, si fe, si kulturë të jetuari, kulturë të menduari, si kulturë mate­riale, si kulturë shpirtërore me të gjitha ndikimet që janë reflektuar du­ke filluar prej gjuhës, letërsisë, mënyrës së ndërtimit të faltoreve, mënyrës së ndërtimit të shtëpive, jetës zakonore etj. Por do theksuar se punimet e simpoziumit ashtu siç u tejkaluan parashikimet e organi­zatorëve si në cilësi ashtu edhe në sasinë e pjesëmarrësve.

Përgatitja serioze dhe niveli i lart shkencor i shumë prej referuesve i dhanë simpoziumit mjaft vlera, duke justifikuar interesimin e madh të treguar nga pjesëmarrësit dhe publiku i gjerë.

Leave a comment

Filed under Punimet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s