Merhum

Haxhi hfz. SABRI KOÇI (1921-2004)


Të premten më 18 qershor 2004, në Tiranë në moshën 83-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, ndërroi jetë ish-kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipë­risë, haxhi  hfz. Sabri Koçi, jeta e të cilit qe e lidhur me historinë e fesë islame në Shqipëri, sidomos në dekadën e fundit dhe njëhe­r­ësh është monument në çdo fushë të aktivitetit dhe dinjitetit njerë­zor të një njeriu që lindi, u rrit, punoi, kërkoi dhe jetoi vetëm për Allahun (xh.sh.) dhe sakrifi­koi veten për Të.

Hfz. Sabri Koçi drejtoi Ko­munitetin Mysliman të Shqipëri­së që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, atëherë kur rithemeloi Komunitetin Musliman (16 nën­tor 1990) deri në 2003, kur dha dorëheqje për shkak të shëndetit të rënduar.

Biografi

Haxhi hafëz Sabri Koçi lindi më 14 maj 1921 në fshatin Ore­një të Librazhdit.

 

Mësimet e para i mori në Shkodër tek hfz. Muhamed Kas­trati, për të vazhduar më pas plot 15 vjet tek muderrizi i njohur shkodran, haxhi Muhamed Bekt­e­shi, ku mori edhe ixhazetname­në (diplomë e kohës).

Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës, rrëzë kështjellës “Ro­zafat”, në Luguçesme, pastaj në Xhaminë e Bardhë e më vonë në lagjen Dudas. Ai me këmbë­ngu­lje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besi­mtarë të lagjes, zuri miqësi me ta.

Në vitin 1952 emërohet im­am në xhaminë e Rusit të Vogël.

Si i papërshtatshëm për push­tetin komunist, e largojnë nga xhamia e Rusit të Vogël me de­noncimin partiak: reaksionar, he­lmues i rinisë.

Për ta larguar nga besimtarët e shumtë shkodranë, e transfe­roj­në në xhaminë Plakë, një xhami shumë e njohur, por e vjetër.

Mirëpo, duke parë popullari­tetin në rritje të hafëz Sabriut, organet shtetërore ndërhynë dhe e transferuan në Krujë, gjoja duke e graduar nën/myfti.

Për ta larguar nga besimtarët, që e ndiqnin kudo, me dekretin Nr.534, në bazë të vendimit Nr. 55, dt. 23.5.1956 e transferuan përsëri dhe e emëruan Myfti në Kavajë, ku gjeti një mbështetje shumë të ngrohtë nga besimtarët.

Pavarësisht nga vështirësitë e pengesat e shumta, në Kavajë ha­fëz Sabriu iu përkushtua detyrës me zell të pashoq. Veprimtaria ishte shumë e madhe në atë peri­u­dhë, në të cilën sa vinte e shtoh­ej lufta e pushtetit dhe e organeve të sigurimit kundër fesë.

Hfz. Sabriu gjithnjë kërkonte të kthehej në Shkodër, por në vend që t’i plotësohej kjo nevojë jetike për të dhe për familjen, e transferojnë në Korçë.

Me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet për­sëri imam në Shkodër.

Tashmë përvoja e fituar në shërbim të fesë që në moshë të re kishte arritur pjekurinë dhe Xha­mia e Rusit, siç quhej, u bë ob­jekt diskutimesh të ndryshme në familjet e besimtarëve dhe në zy­rat e pushtetit. Ndryshimi i pam­jes së xhamisë, frekuentimi i saj si në asnjë xhami tjetër, pje­së­marrja e të rinjve dhe e fèmi­jëve, dëgjimi i zërave të tyre të ëmbël, të përgatitur me aq kujdes e aftësi nga Hafizi, pra kjo ri­ngja­llje e fesë nuk u pëlqente organeve të pushtetit komunist.

Populli kërkonte që të kulti­vohej feja, ashtu siç duhej, ndër­sa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi fundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestu­an.

Përjetime

Hafiz Sabriu kujton: “Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova … E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fu­ndit për mua dhe për besimtarët”

Arrestimi i Hafiz Sabriut ish­te një provë e qartë se organet e dhunës nuk lejonin asnjeri, qoftë ky edhe hoxhë apo prift, të ve­pr­o­nte i lirë, të shkonte i lirë ku­nd­ër interesit të politikës së Partisë. Nuk është aspak rastësi që u ve­ndos të arrestohej Hafiz Sabriu. Ai ishte ndër hoxhallarët e paktë, që gjithnjë e më shumë po pe­n­go­nte luftën ideologjike që kishte projektuar Partia për “edukimin e njeriut të ri”. Ky hoxhë aktiv dhe me kulturë, që grum­bullonte rreth vetes rininë, duhej qëruar, ai ishte bërë pengesë.

Me dënimin e Hafiz Sabriut me akuza të sajuara synonin të shuanin besimin në fjalën e Zotit, në mësimet e fesë, synonin t’i ha­pnin shtegun ideologjisë ko­mu­niste, synonin të përgatitnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të dre­jtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta të njeriut.

Tashti e priste burgu, puna e rëndë fizike, tortura e shoqëruar me të gjitha mungesat.

4 qershor 1966 dita e arrestimit.

22 tetor 1986 dita e lirimit.

20 vjet, 4 muaj e 18 ditë burg.

Komunistët, të lidhur me pra­nga e futën në burg, e ai doli vërtetë i moshuar e i lodhur fizi­kisht, por me shpirt të lirë, shpi­rtin e zemrën nuk mundën dot t’ia përulnin, besimin në Zotin nuk mundën dot t’ia shuanin, përku­ndrazi, vuajtja e mjerimi qe një provë për të. E ai fitoi e doli më i fuqishëm.

Më 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Një ditë përmallimi. Ki­sh­te hyrë 45 vjeç dhe dilte i mo­shu­ar, 65 vjeç. Jashtë e priste gruaja e drobitur nga hallet e je­tës, dje­mtë që i kishte lënë fë­mijë e ishin bërë burra. Por një gjë kishte rë­ndësi, kishte fituar mbi të gjitha të këqijat e mje­rimet e burgut.

Lidhur me këtë Hafiz Sabriu ka thënë: Askush nuk është në gjendje përveç nesh të shpjegojë vuajtjet 50 -vjeçare të popullit shqiptar. Fatbardhësisht ishte dëshira e të madhit Zot që kishte marrë mbi veten e vet si detyrë të ndihmojë të dëmtuarin dhe të mposhtë me turp dëmtuesin.

Hfz. Sabriu në krye të Komunitetit Musliman Shqiptar

Pas ndryshimeve demokra­ti­ke, hfz. Sabriu qe në krah të ri­ni­së shkodrane, më 16 nëntor 1990, në mitingun historik ku qenë të pranishëm mbi 55 mijë protestu­es që kërkonin ndryshi­me, Hfz. Sabriu, i mbështetur nga rinia shkodrane, bëri hapjen e xhamisë së Plumbit të Shkodrës.

Hapja e xhamisë së Plumbit qe ngjarje e shënuar e të shpre­hurit të lirisë fetare kështuqë pas 23 vjetësh u thirrë EZANI i parë publikisht dhe u fal namazi i Xhumasë.

Hafiz Sabriun tani e prisnin shumë punë, punë të mëdha e shumë të vështira. Dhe ai filloi të përvijonte të ardhmen e fesë në Shqipëri.

Nga ky çast hfz. Sabriu mori përsipër drejtimin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të cilin e legalizoi më 14 shkurt 1991 së bashku me Sali Feratin, Ramazan Ryshekun, Sali Tivarin e Ismail Muçin.

Hafiz Sabri Koçi Kominitetit Musliman të Shqipërisë i priu më dinjitet për 14 vjet me radhë, në peridhën më të vështirë të tij, në periudhën e pasdiktaturës me të egër nëpër të cilën kaloi  shoqëria shqiptare. Qe kjo barrë e rëndë për atë që në moshë të shtyrë, pasi kishte kaluar 22 vjet të jetës së tij më të mirë në kazamatet komuniste të Shqipërisë enveria­ne, të merrte mbi supet organizi­min e Komunitetit Musliman të Shqipërisë si dhe të ringjallte ndjenjën fetare te besimtarët.

Qe ky një guxim i madh që kërkonte sakrificë dhe kurajo e besim në Allahun e Madh. Këtë mund ta bënte vetëm një besim­tar i devotshëm, i cili me përku­shtim i qe kushtuar çuarjes para të fjalës së Allahut.

Gjatë 14 vjetve, sa qe në krye të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, zhvilloi një aktivitet shumëdimensional si në orga­nizi­min e Komunitetit brenda Shqi­përisë, ashtu edhe në vënien e kontakteve me Komunitetet My­sli­mane jashtë Shqipërisë. Hfz. Sabriu arriti ta bënte me sukses, arriti ta vinte Komunitetin në themele të sigurta dhe t’i hapte perspektivë të ndritshme.

Ai kishte bërë shumë për sen­si­bilizimin edhe të çështjes së Kosovës kudo që i ishte dhënë rasti. Hfz. Sabriu këtë e konsi­de­ronte obligim të të gjithë shqi­p­tarëve. Frytet e punës 14-vjeçare në krye të Kominitetit Mysliman të Shqipërisë janë të shumta, por, mbi të gjitha, ai u përqendrua në shkollimin dhe arsimimin e ku­adrove të reja, për të cilat kishte nevojë aq të madhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Falë ang­azhimit të tij, u hapën dyert e të gjitha universiteteve islame. Në anën tjetër, ai u angazhua në rih­apjen e medreseve, të cilat ishin mbyllur gjatë sundimit të komu­nizmit. Kështu, sot në Shqi­përi veprojnë disa medrese, në të cilat mësojnë të rinjtë dhe të rejat nga e gjithë Shqipëria.

Me emrin e tij lidhet tërë zhvillimi i jetës fetare islame në Shqipërinë paskomuniste.

Veprimtaria e Haxhi Hafiz Sabri Koçit në planin kombëtar dhe ndërkombëtar përfshin rolin e tij për njohjen e Shqipërisë në vendet e huaja, në rivlerësimin e fesë pas ringjalljes, në rihapjen e institucioneve fetare, për organi­zi­min e Bashkësisë Islame dhe lidhjet me organet shtetërore e intelektualët shqiptarë dhe të huaj, për vështirësitë e kthimit të pa­surive të Komunitetit Mysli­m­an, për organizimin e propaga­nd­ës fetare, për rihapjen e shkollave fetare- kurse, botime, literaturë dhe shtyp, në punën e madhe për rritjen e ndjenjave fetare të besi­mtarëve, për përgati­tjen e kuadrit dhe harmonizimin ndërfetar për paqen e qetësinë për të mirën e Shqipërisë dhe të njerëzimit. Po ashtu ai punoi me një këmbë­ng­ulje për një bashkë­punim me ve­ndet islame, me vendet fqinje, me Diasporën që ato të jepnin ndihmën e nevojshme, dhe ia arriti qëllimit. Të gjitha këto tre­gojnë në mënyrë të qartë horizo­ntin e personalitetit të tij.

Hafiz Sabri Koçi u karakteri­zua për një dinamizëm të ja­shtëza­konshëm në realizimin e detyrave nga më të thjeshtat e deri tek më të mëdhatë dhe të vështirat. Të gjitha këto e bënë Hafiz Sabri Koçin një personali­tet të dëgjuar dhe një emër shumë të lartë dhe të mirë. Pje­sëmarrja e tij gjatë këtyre viteve në shumë kongrese, mbledhje, simpoziume kombëtare dhe ndër­ko­mbëtare, takime me personali­tetet e larta fetare islame dhe të be­simeve të tjera, takimet me pe­rsonalitetet e larta shtetërore të vendeve isla­me, qoftë gjatë kry­e­rjes së Haxhit dhe në vizitat në delegacion etj., pra, një akti­vitet i gjerë, që tre­gon se ai ishte pjesë­marrës në çdo qelizë të jetës fetare si bre­nda dhe jashtë vendit.

Të gjitha këto plotësojnë fi­gurën e Hafiz Sabri Koçit, i cili ka marrë dhe vlerësimet e duh­ura. Ai është vlerësuar nga per­sonalitete të shquara fetare të Shqipërisë, Diasporës dhe të hu­aja. Është vlerësuar si një di­jetar me njohuri të thella, një ligjërues i pazëvendësueshëm, një orator i rrallë, një person që përmblodhi në vetvete një enciklopedi të gji­thanshme, si në aspektin fetar, qytetar e atdhetar. Hafiz Sabri Koçi është njeriu që i dha më shumë kombit dhe fesë mbas rihapjes, më shumë se kushdo tjetër që mund të pretendojë në terrenin shqiptar. Ai është me të vërtetë shumëplanësh.

Gjurmët që la ai, do të mbe­ten të pashlyera në historinë e fesë islame në Shqipëri. Ai mbetet simbol i fesë për të gjithë brezat islamë të sotëm e të ar­dh­shëm, do të jetë pishtar i pashuar dhe shembull në çdo kohë dhe një ndjekës i denjë i rrugës së Profetit Muhamed (a.s.). Hafiz Sabri Koçi është dekoruar nga Presidenti Shqiptar.

Hfz. Sabri Koçi Komunitetin Musliman të Shqipërisë e drejtoi deri në gjysmën e vitit 2003 kur, për shkaqe shëndetsore, dha do­rë­heqje, kurse më 2004, Hfz. Sa­bri Koçi u shpall Kryetar nderi i KMSH.

 


 

Ramadan Shkodra

Leave a comment

Filed under Portrete

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s