Në Universitetin e Tiranës doktoroi studiuesi nga Prishtina Sadik Mehmeti

IMG_7936Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në Kosovë duke filluar nga dekada e katërt e shekullit XIX e deri më largimin e Perandorisë Osmane nga këto anë, më 1912, përkatësisht gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, është tema bosht e punimit të doktoraturës, me titull “Arsimi në Kosovë gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1830-1912)”, të cilën ditën e mërkurë më 25 shkurt 2015, në Universitetin e Tiranës, Departamenti Histori dhe Filologji, Dega Histori, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Ferid Duka-mentor, Prof. dr. Ajet Shahu-kryetar, Akademik Marenglen Verli, Prof.dr. Fatmir Rama, Prof.dr. Jani Sota dhe Prof.dr. Ledia Dushku – anëtarë, studiuesi Sadik Mehmeti mbrojti me sukses dhe mori gradën Doktor i shkencave historike.
Në studimin e tij, Sadik Mehmeti synon të hedh dritë mbi zhvillimin dhe dinamikën konkrete të arsimit në Kosovë gjatë këtij harku kohor. Objekt trajtimi dhe analizash janë bërë çështjet themelore të zhvillimit të arsimit në Kosovë, veçoritë specifike, figura të shquara të arsimit në këtë trevë, arritjet dhe mangësitë, si dhe ndikimi i arsimit në jetën publike dhe shoqërore në Kosovë dhe më gjerë. Në Hyrje, janë trajtuar Rrethanat politike-shoqërore në Kosovë (1830-1912)”.
Në kreun e parë janë trajtuar shkollat osmane në Kosovë, ku u konstatua se në Kosovë, krahas shkollave fillore klasike (sibjān meketebeve) dhe medreseve, që kishin një vazhdimësi që nga shekujt e kaluar dhe që ishin shkolla me karakter ekskluzivisht fetar islam, – nga fillimi i gjysmës së dytë të shek. XIX filluan të hapen në Kosovë edhe shkollat publike, siç ishin shkollat fillore moderne (mektebet iptidāije), shkollat e mesme të ulëta (rushdije), shkollat e mesme të larta (idādije) dhe shkollat normale (dārulmuallimīn), të cilat ishin me karakter laik.
Kurse në kreun e dytë janë trajtuar shkollat e larta islame medresetë, të cilat në Kosovë kanë një traditë të hershme që para vitit 1573 me medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Pas kësaj medrese u hapen edhe në qytete të tjera, kurse shek. XIX dhe në fillimi të shek. XX në Kosovë ekzistonin 14 medrese; katër në Prizren, dy në Gjakovë, dy në Pejë, dy në Vushtrri, një Mitrovicë, një në Gjilan, një në Opojë dhe një në Dobërçan, të cilat i vijonin një numër i madh i nxënësve nga treva të ndryshme, madje edhe jashtë Kosovës.
Në këto institucione arsimore zuri fill dhe u intensifikua përpjekja për futjen e gjuhës shqipe në shërbime të fesë islame në xhami dhe jashtë saj. Në këtë drejtim dallohen pedagogët: Tahir Gjakova, Sheh Mala nga Rahoveci, Selim Drejta nga Vushtrria, Mehmet Sezai nga Prishtina, Vejsel Xhelaludin Guta nga Ferizajt, Hysen Statovci nga Prishtina, Mehmet Salihu.
Në kreun e tretë janë pasqyruar të dokumentuara shkollat katolike në Kosovë, ku studiuesi ka nxjerrë përfundimet se duke përfituar nga të drejtat e reja politike dhe administrative të jomyslimanëve në kuadër të Perandorisë Osmane.foto 1
Kreu i katërt i punimit trajton shkollat serbe në Kosovë. Përveç shqiptarëve myslimanë dhe katolikë, – që ishin pjesa dërrmuese e popullatës, – në Kosovë jetonte edhe komuniteti i serbëve ortodoks, të cilët deri në gjysmën e dytë të shek. XIX, pothuajse gjithë jetën e tyre fetare dhe kulturore e zhvillonin rreth manastireve.
Si përfundim u tha se se pavarësisht nga organizimi dhe veçoritë e shkollave dhe arsimit në Kosovë dhe me gjithë vështirësitë me të cilat janë ballafaquar ato në periudhën midis viteve 1830-1912, kontributi i tyre në procesin e zhvillimit dhe të emancipimit të shoqërisë në Kosovë, nuk mund të mohohet.
Punimi i vlerësua lartë nga anëtarët e Kosmisionit dhe u tha se është një kontribut i ri, me të dhëna të reja, i mbështetur mbi dokumente të panjohura ose më pakë të njohura deri më sot, për se edhe u vlerësua me pikët maksimale.
Dr. Sadik Mehmeti ka lindur në fshatin Kuk të Opojës. Aktualisht është punonjës shkencor në Arkivin e Kosovës dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Është autor i dhjetëra librave e punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend, rajon e më gjerë.IMG_7911

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Personaliteti i myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar

Kontributi im ka të bëjë me praninë e personalitetit të myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar. Dihet mirëfilli se shtypi është një ndër burimet kryesore për shënimin e ngjarjeve, dhe, si i tillë, paraqet një referencë mbi bazën e së cilës mbështetet dhe fitohet një pasqyrë për ngjarje dhe personalitetet të kohës. Fjala e shkruar-shtypi me “fa­natizëm” ruan origjinalitetin e një ngjarje, një ndodhie a veprimtarie qoftë kur këto kanë të bëjnë me individ, me një personalitet, apo edhe kur kanë të bëjnë me fatin e një populli po edhe më gjerë. Continue reading

Comments Off on Personaliteti i myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar

Filed under Portrete, Punimet

ROLI I IMAMËVE DHE I ULEMASË NË LËVIZJEN NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Ramadan Shkodra

 

 

 

Rrethanat politike në të cilat u krijua LNDSH

Gjendja e rëndë që u krijua në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bëri që të merrte hov rezistenca ndaj shtypjes dhe pushtuesit të ri jugosllav. Për organizimin e qëndresës popullore, për përpunimin e programit dhe kërkesave të popullit shqiptar në këto treva, u formuan dhe u riaktivizuan grupe dhe organizata politike që ishin pjesë përbërëse e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH).

Ndër organizatat më të rëndësishme të asaj kohe ishin Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH) dhe “Besa Kombëtare” me degët e tyre në Kosovë dhe në trevat etnike shqiptare në ish-Jugosllavi. Nuk ka ndonjë rast tjetër ndokund në Evropën Lindore, që pikërisht atëkohë të jetë themeluar një lëvizje demokratike, natyrisht pa llogaritur këtu mbetjet e shkapërderdhura të lëvizjeve të rezistencës antikomuniste, që vinin nga ditët e para të luftës. Pra, fjala është për një lëvizje dhe organizatë me program të qartë e me aspirata po ashtu të qarta politike e kombëtare.

LNDSH bazohej në traditën e besëlidhjeve të moçme shqiptare, por hapat konkretë për riorganizimin e saj u bënë më 12 shtator 1943 në Pejë, nga prof. Ymer Berisha, Bernard Llupi, Kolë Parubi, Marie Shllaku, Gjergj Martini etj. Ndërkaq, dy javë më vonë Shefqet Shkupi, Rifat Krasniqi, Haki Taha, Ejup Binaku, Selman Riza, Ibrahim Fehmiu dhe veprimtarë të tjerë, formuan Komitetin Nacional-Demokratik Shqiptar në Gjakovë. Ky komitet do të punonte për çlirimin dhe për bashkimin e trojeve shqiptare, me përkrahjen e demokracive perë­ndimore.

Në fillim të vitit 1945, formohet ilegalisht Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare. Kjo organizatë hap një kaptinë të re në lëvizjen për çlirim dhe bashkim kombëtar. Mirëpo, pas vitit 1945, rrethanat dhe kushtet kishin ndryshuar, andaj imponohej një strategji e re veprimi. Themelues të kësaj organizate ilegale ishin: Prof. Ymer Berisha, ideolog i lëvizjes për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare dhe iniciues për formimin e organizatave ilegale në Kosovë e Maqedoni, pastaj profesorët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë: Luan Gashi, Hajdar Maloku-Planeja, Gjon Serreçi; agronomi Adem Gllavica, gjykatësi Limon Staneci, që të dy kryeshefa të rretheve, njëri në Ferizaj e tjetri në Gjilan; gjykatësi Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku, kryeshef i Qarkut në Mitrovicë; Ejup Binaku, kryeshef i rrethit në Rahovec, me pro­fesion mësues; Ajet Gërguri, teknik i bujqësisë dhe shumë e shumë të tjerë.

 

Platforma programore e NDSH-së

Platforma programore e NDSH-së, për zgjidhjen e çështjes shqiptare  përmblidhet në pesë pika kryesore:

“Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë vetëqeverimi në bazë të vullnetit të popullit, të shfaqur lirisht.

– Nën tokat shqiptare kuptohen krejt vendet, ku banojnë shqiptarët, në 60% pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush është i pushtuar.

– Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnjë populli fqinj, as kundër partive politike, vetëm insiston në mënyrë kulturore dhe me armë do të përpiqet t’i arrijë idealet shekullore të kombit shqiptar që të jetë i lirë dhe vetësundues në shtetin e vet me kufij etnikë.

– Mbasi të vendosen kufijtë etnikë, pa marrë parasysh kushtet tjera të kufijve siç janë ato: strategjikë, ekonomikë, politikë etj… në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, duke i tërhequr shqiptarët që do të mbesin jashtë kufijve në vend të atyre që do të shpërngulen dhe do të përcillen jashtë.

– Në kohë paqeje, Lëvizja nuk do të pushojë, por do të vazhdojë si shërbim roje të drejtave të popullit shqiptar, si të atyre të brendshme, ashtu edhe atyre të jashtme, ndërkombëtare tue organizue për regjim me të vërtetë demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqinjë ballkanikë”.

 

Kontributi i ulemave për çështjen kombëtare

Roli dhe kontributi i ulemasë shqiptare për çështjen kombëtare dhe shtetformim gjatë historisë ka qenë i madh dhe përcaktues në ngjarjet e mëdha por popullin tonë dhe për mbrojtjen e trojeve tona, duke nisur që nga Lidhja e Prizrenit me myderrizin e njohur haxhi Ymer Prizrenin, Halim ef. Ramadanin-Gjergjizi, Ahmet ef. Korenicën, Hafiz Ymer Gutën, Hasan ef. Shllakun, Hafiz Myrteza Luzhën, Jusuf ef. Po­dgoricën dhe shumë ulema të tjerë nga të gjitha viset shqiptare; për të vijuar me Lidhjen e Pejës, ku shquhet Haxhi Zeka; Shpalljen e Pavarësisë me Vehbi e Ismet Dibrën, Daut Boriçin me ulemanë shkodranë si Hafiz Ali Korçën e Hafiz Ibrahim Dalliun e të tjerë; Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me Hoxhë Kadri Prishtinën, Rrystem Shportën, Iljaz Brojën, Mulla Idriz Gjilanin e Haki Sermaxhajn, sheh Hysenin e Musa Shehzaden,… e shumë e shumë të tjerë me një kontinuitet deri në ditët tona.

Kontributi i ulemasë shqiptare ishte përcaktues si me marrjen pjesë aktive në kryengritje të shumta, madje edhe duke i udhëhequr ato, por edhe duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë me këshilla e vepra dhe me autoritetin që e gëzonin në masë. Ulemaja shqiptare ishte e motivuar nga mësimet kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s. që të japin në vazhdimësi kontributin e tyre për liri e pavarësi.

Ulematë shqiptarë nuk ishin politikanë me profesion, por ishte vetëdija e tyre morale e politike si sintezë e dy komponentëve kryesorë: patriotizmit dhe besimit, që i vuri ata në krye të ngjarjeve të mëdha të kombit, me të cilat jo vetëm se hynë në histori, por edhe e bënë historinë. Në këtë kontribut tonin shkurtimisht do të paraqesim kontributin e ulemasë shqiptare në radhët e NDSH-së. Continue reading

Leave a comment

Filed under Uncategorized

POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NË FEDERATËN JUGOSLLAVE GJATË VITEVE 1946-1974

Ramadan Shkodra

(vështrim historik)  

Hyrje

Pas Luftës së Dytë Botërore, rrjedha objektive e ngjarjeve që çonte drejt zgjidhjes së drejt të çështjes së Kosovës, u ndërpre. Popullsia shqiptare e Kosovës u përball me presionet, me mashtrimet dhe me dhunën e udhëheqësve komunistë jugosllavë, sidomos të atyre serbë. Deklaratat e tyre premtuese për vetëvendosjen e popullit shqiptar pas luftës u harruan. Derisa brigadat partizane shqiptaro-kosovare marshonin drejt veriut dhe luftonin përkrah popujve jugosllavë për çlirimin e plotë të Jugosllavisë, mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi u ushtrua një shtypje e egër kombëtare, pati arrestime, terror e persekutime të shqiptarëve, u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar, nëpunësit shqiptarë u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me ata serbë. Kufomat e shqiptarëve të torturuar i gjeje kudo nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. U mobilizuan me forcë në ushtrinë jugosllave djem shqiptarë, të cilët derisa arrinin në destinacion, ecnin në kolonë për katër, të çarmatosur dhe ruheshin anash nga rojat serbe e malazeze, sikur të ishin të burgosur. Gjatë rrugës u pushkatuan mijëra shqiptarë, që përpiqeshin të arratiseshin për t’u shpëtuar provokimeve e mundimeve nga serbët. Vetëm në Tivar brenda një nate dhe një dite u masakruan afro 1600 shqiptarë të mobilizuar. Këto veprime ngjallën reagimin e natyrshëm të popullsisë shqiptare për t’u vetëmbrojtur. Që t’u shpëtonin ndjekjeve e persekutimeve, shumë fshatarë braktisën fshatrat e tyre dhe dolën në male. Nga malet ata filluan të sulmonin repartet e ushtrisë jugosllave të vendosura në qytete. Shpërthyen revolta masive në Ferizaj (fillim i dhjetorit 1944), në Gjilan (dhjetor 1944), në Drenicë (dhjetor 1944, janar, shkurt 1945), në Mitrovicë (janar 1945). Numri i të revoltuarve arriti në rreth 30.000 veta.

Pas shtypjes së revoltave masive popullore, qëndresa kundër pushtetit jugosllav vazhdoi në rrugë ilegale. U krijuan disa organizata të fshehta. Më të rëndësishmet ishin: Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH) dhe Besa Kombëtare.

ONDSH ishte një organizatë politike që u angazhua për evidencimin e shqiptarëve të zhdukur, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Goditjet që u ndërmorën mbi popullsinë shqiptare menjëherë pas luftës e gjatë Administratës Ushtarake ishin në përputhje me elaboratin e Vasa ÇubriLloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re”, dërguar qeverisë së re jugosllave ende pa mbaruar lufta, më 3 nëntor të vitit 1944.

Kështu shqiptarët në Jugosllavi, jo vetëm mbetën në statusin e paraluftës, të shkëputur nga shteti amë, por as nuk u bashkuan në një njësi të vetme federative. Ata u copëtuan administrativisht, midis tri republikave jugosllave, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Qëllimi i kësaj ndarjeje, ishte çintegrimi dhe shkombëtarizimi i shqiptarëve.

I. Statusi kushtetues-juridik i Kosovës (1945-1948)

Pas shtypjes së revoltave masive popullore, me masa të dhunshme, Serbia më 18 shkurt të vitit 1945, në një mbledhje të udhëheqjes më të lartë të Komitetit Qendror të PKJ në Beograd, nën diktatin e përfaqësuesve serbë mbi ata malazez e maqedonas, u vendos që Kosova t’i bashkëngjitej Serbisë. Për t’i dhënë ngjyrime juridike, madje dhe parimore këtij vendimi të marrë nga lart, pas dy muajsh, më 7-9 prill të vitit 1945, u organizua Mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Serbisë dhe më 8-10 korrik 1945, në Prizren, u mblodh një i ashtuquajtur Kuvend i Këshillit Popullor të Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, i cili në historiografi njihet si “Kuvendi i Prizrenit”[1].

Në të dy këto forume u bënë përpjekje që aneksimi i Kosovës Serbisë të paraqitej si shprehje e vullnetit të vetë popullit të Kosovës. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë (7-9 prill 1945) u gjet një pjesëmarrës malazez nga Kosova, për të shprehur “dëshirën e KANÇ të Kosovës, që edhe popujt e Kosovës t’i aneksoheshin Serbisë federale motër”. Megjithëse ky pjesëmarrës vuri në dukje në fund të fjalimit të tij se “ne nuk e kemi marrë akoma këtë vendim në Kuvendin tonë, për shkak se në Kosovë ekziston pushteti ushtarak”, Kuvendi i Serbisë e konvertoi dëshirën në vendim dhe e pranoi aneksimin e Kosovës Serbisë.

Pas tre muajsh, më 8-10 korrik 1945, në “Kuvendin” e mbledhur në Prizren, ku nga 137 pjesëmarrës vetëm 32 ishin shqiptarë, të cilët survejoheshin nga njerëz të armatosur të UDB-së, u miratua me duartrokitje, pa votime e nënshkrime, një rezolutë e ardhur e gatshme nga Beogradi. Në Rezolutë shprehej dëshira e popullit të Kosovës për t’iu bashkëngjitur Serbisë federale si pjesë përbërëse e saj. Përfundimisht, më 3 shtator 1945, ligji i Kryesisë së Kuvendit Popullor të Serbisë “Mbi caktimin dhe ndërtimin e Rajonit Autonom të Kosovë-Metohisë” sanksiononte juridikisht Kosovën si njësi autonome. Ky sanksionim përsëritej edhe në Kushtetutën Jugosllave të janarit 1946[2].

“Kuvendi” i Prizrenit u mbajt dy ditë pas heqjes së Administratës Ushtarake. Njerëzit, të tmerruar pas 5 muajsh masakre e dhune shtetërore të Administratës Ushtarake, nuk guxonin të thoshin hapur atë që mendonin për të ardhmen e tyre politike. Në “Kuvendin” e Prizrenit, as nuk u krijuan kushtet dhe as nuk u realizua e drejta e vetëvendosjes nga shqiptarët. Continue reading

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Personaliteti i myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar

Kontributi im ka të bëjë me praninë e personalitetit të myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar. Dihet mirëfilli se shtypi është një ndër burimet kryesore për shënimin e ngjarjeve, dhe, si i tillë, paraqet një referencë mbi bazën e së cilës mbështetet dhe fitohet një pasqyrë për ngjarje dhe personalitetet të kohës. Fjala e shkruar-shtypi me “fa­natizëm” ruan origjinalitetin e një ngjarje, një ndodhie a veprimtarie qoftë kur këto kanë të bëjnë me individ, me një personalitet, apo edhe kur kanë të bëjnë me fatin e një populli po edhe më gjerë.

Mbi bazën e kronikave e ngjarjeve dhe ndodhive të cilat i ka re­gji­struar shtypi, janë bërë studime të shumat për ngjarjet e personalitete nga e kaluar, janë shkruar monografi e biografi, janë provokuar deba­te, që më vonë kanë marr trajtën e studimeve serioze shkencore e analiti­ke, që kanë ndriçuar shumë çështje dhe kanë dhënë sqarime e shpje­gime në funksion të historisë dhe shkencës në përgjithësi.

Pikërisht për këtë arsye dhe të tjera, në këtë kontribut tonin kemi paraqitur një pasqyrë të pranisë së Myderrizit tonë të njohur Hasan efendi Nahi në shtypin shqiptar, të bindur se këto shkrime do të ndi­hmojnë që të njohim më mirë personalitetin, përkushtimin, sakrifi­cën dhe angazhimin e Hasan Efendiut gjatë misionit të tij prej dijetari, arsimdashësi, e fetari, në kohët e thyerjeve të mëdha nëpër të cilat kaloi populli ynë në shekullin e kaluar.

  1. Reportazhi i "Kulturës Islame"

    Meqenëse Hasan ef. Nahi me punën dhe aktivitetin e tij ka qenë një prej figurave kryesore që ka lënë gjurmë në historikun e medresesë “Alaudin” dhe të institucioneve të tjera fetare islame (si sejar vaiz, imam, myderriz në medresenë “Mehmet Pasha”, krye­myfti i zonës së Dukagjinit etj.) në njërën anë dhe në anën tjetër me aktivitetin e tij prej përkrahësi dhe nxitës i arsimit dhe shkollës shqipe, e së fundmi edhe si përkthyes i Kuranit në gjuhën shqipe, megjithatë, nëse ia hedhim një vështrim shtypit shqiptar në kohën sa jetoi dhe veproi Hasan ef. Nahi, do të vërejmë se personalitetit dhe emrit të tij, nuk i është dhënë vendi që ka merituar, pa­va­rë­sisht se për personalite­tin e tij nga të dhënat që ke­mi ne, për të parën herë ka shkru­ar revista “Kultura Islame”[1]në një reportazh të gjatë të au­torit Sadik Bega, i cili përshkruan vizi­tën e kry­etarit të Ko­mu­nitet My­sliman Shqi­ptar, dr. Behxhet Shapati me ba­shkëpunëtorë në Kosovë, ndër të tjera, edhe në Gjakovë.

Leave a comment

Filed under Punimet

FJALOR ARABISHT-SHQIP, I-II

Botime të reja

 

 

FJALOR ARABISHT-SHQIP, I-II

 

 

(Dr. Isa Memishi, Fjalor arabisht-shqip, I-II,

Shtëpia botuese “Libri shkollor”, Prishtinë, 2011, f. 2090)

Për herë të parë botohet në Kosovë u botua  fjalori arabisht- shqip me autor, profesorin e gjuhës arabe në degën e orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të UP. Fjalori është fryt e një pune shumë vjeçare të autorit. Dhe si i tillë përpos që mbush një zbrastësi të kamotshme ngase ka munguar një fjalor i tillë, u vjen në ndihmë gjithë arabo – folësve,  si dhe të gjithë të interesuarve për përvetësimin e kësaj gjuhe. Aq më tepër kur dihet që gjuha arabe vazhdon të mësohet edhe sot e kësaj dite në medresetë dhe fakultetet tona islame gjithandej trojeve shqiptare, pa përmendur këtu edhe nevojën e mësimit të gjuhës arabe për nevoja tregtare, diplomatike, shkencore etj.. Continue reading

Leave a comment

Filed under Uncategorized

MYDERRIZ HASAN EFENDI NAHI – ARSIMDASHËS E PATRIOT I SHQUAR

Ramadan Shkodra

Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes

MYDERRIZ HASAN EFENDI NAHI – ARSIMDASHËS E PATRIOT I SHQUAR

Muderriz Hasan ef. Nahi

Një ndër intelektualët, myderrizët, arsimdashësit e patriotët e shquar të popullit tonë të shekullit 20, nuk ka dyshim se ishte edhe Hasan ef. Islami, i njohur dhe i popullarizuar me emrin Hasan efendi Nahi-Xhahenemi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi arsimimit, edukimit dhe fisnikërimit të popullit në përgjithësi, kurse gjeneratave të reja në veçanti.

Megjithëqë pati fatin që të jetonte dhe të vepronte në kohë të vë­shtira e kthesash të mëdha, dhe të përballej me regjime të ndryshme, Hasan ef. Nahi më përkushtim, devocion e urtësi, pasion e dashuri, iu përkushtua dhe i qëndroi afër popullit dhe bashkëvendësve të tij. Continue reading

Leave a comment

Filed under Uncategorized